Partitë politike shprehen të gatshme për matjen e forcave në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti. Nga LSDM thonë se kjo parti në disa komuna të vendit veçmë ka listë me emrat e kandidatëve. Ndërkaq nga VMRO-DPME thonë se në këto zgjedhje qytetarët do të votojnë jo vetëm për krerët e Komunave por për shumë çështje tjera të rëndësishme, njofton Alsat-M.
Nga BDI nuk shpalosin emra të kandidatëve të përfolur për kryetarë komunash, ndërkaq nuk hedhin poshtë mundësinë për koalicionim me të gjitha partitë politike.
“Natyrisht se jemi gati. Zgjedhjet veçmë janë shpallur dhe prej dje kanë filluar të gjitha aktivitetet brenda partisë për përzgjedhjen e këshillave komunal dhe kryetarëve të Komunave. Sa i përket koalicionimeve, natyrisht se është herët, mirëpo kryesia e partisë dhe kryetari do të fillon të gjitha kontaktet dhe analizat për nevojën e koalicionimeve në komunat e ndryshme. Nga informacionet që i kemi dhe nga anketimet BDI del fituese absolute.
Aty ku do të vlerësojmë se do të ketë nevojë për mbështetje me partitë tjera, natyrisht se do punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Bujar Osmani, BDI.
Nga ana tjetër LR PDSH dhe PDSH thonë se po zhvillojnë debate brenda partiake lidhur me emrat e kandidatëve për kryetar komunash dhe këshilla komunal, ndërkaq, nga Lëvizja Besa thonë se bastioni i tyre kryesor do jetë komuna e Tetovës, ndërkaq shtojnë se do të jenë të hapur për koalicionim me të gjitha partitë tjera përveç BDI-së.
Data 27.08.2026
Aktuale
- BACK TO SCHOOL me UNIBank! Përfito CASHBACK me çdo blerje!
- Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili
- OKB: 7,6 milionë njerëz në Zimbabve rrezikojnë të përballen me uri akute
- Ekipet e shpëtimit mbërrijnë në pikën kufitare të goditur nga rrëshqitja e dheut në Xizang të Kinës Jugperëndimore
- “Bye, bye” Klodi, Alice publikon momente të nxehta me të dashurin e ri
- Pluhuri i Saharasë në Maqedoni, fundjava me temperatura deri 36 gradë
- Shkolla “Penko” e Butelit mbyll paralelen me mësim në gjuhën shqipe
- GENER2 nga Shqipëria, pjesë e konsorciumit që do të ndërtojë urat dhe tunelet e autostradës Shkup–Bllacë


