Sipas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, drejtor i ri i SH.A. OSEPM (Operatori i sistemit elektro përçues të Maqedonisë) është emëruar Sasho Vasilevski, ndërsa Ljupço Zikov është emëruar drejtor i financave të kësaj kompanie.
Sasho Vasilevski është jurist i diplomuar në vitin 1992 në Fakultetin e drejtësisë në Shkup, dhe prej vitit 1997 deri në vitin 2006 ka punuar si avokat në Resnjë.
Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ka qenë zv.ministër i Drejtësisë. Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ka qenë anëtar i Komisionit për provimin e drejtësisë. Ndërmjet viteve 2011 dhe 2015 ka qenë anëtar i Këshillit të prokurorëve publik.
Ljupço Zikov është gazetar dhe drejtor i javores Kapitall. Më parë ka punuar në ‘Dnevnik’, RTM dhe TV Allfa. Zikov ka qenë edhe kryetar i partisë Aleanca për Maqedoni më të Mirë.

