Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) në kërkesë të NP “Pyjet e Maqedonisë” dha pajtim për ndalesë të pjesshme për lëvizje në pyje me dedikim ekonomik nga 15 korriku deri më 15 gusht e cila veçmë ka qenë e publikuar në opinion.
Ky dakordim nuk vlen për të punësuarit në NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe subjektet të cilët menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë, as për tura të organizuara të turistëve e cila do të jetë në shoqërim të përfaqësuesit NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe përfaqësues nga subjektet të cilat menaxhojnë me rajonet e mbrojtura nga të gjitha kategoritë.
MBPEU njëherit informon se është e ndaluar djegie e kashtës, barërave dhe mbeturinave tjera bimore në vende gjuetie dhe mbeturina tjera bujqësore në tokë bujqësore si masë parandaluese për mbrojtjen e zjarreve pyjore. Apelon deri te qytetarët në këtë periudhë të vitit , për shkak sigurisë së tyre, të përmbahen nga shkaktimi i dëmeve në pyje, ndezjes së zjarrit të hapur në pyll, shfrytëzimin e materialeve të cilat lehtë digjen.
“Për mosrespektimin e dispozitave nga Ligji për pyjet, personave fizik të cilët do të kapen në pyll pa leje përkatëse nga NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe subjektet të cilët menaxhojnë me rajonet e mbrojtjes, do t’u shqiptohet gjobë prej 1.500 deri 2.000 euro në kundërvlerë denari. Për mosrespektim, megjithatë të Ligjit për gjuetari parashikohet gjobë në vlerë prej 1.500 deri 3.000 euro në kundërvlerë denari për kundërvajtje të personave fizik në pajtim me nenin 79 nga Ligji për gjuetari”, informon MBPEU.
Me pyjet për dedikim ekonomik në Republikën e Maqedonisë menaxhon NP “Pyjet e Maqedonisë” me 30 filiale, ndërsa me pyjet për dedikim të posaçëm menaxhon NP “Parqwer kombëtare “Mavrovë”, “Pelister” dhe “Galiçicë” , NP “Jasen-Shkup” , si dhe NP “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup.
Data 28.06.2026
Aktuale
- EKSKLUZIVE: Daut Beqiri nuk merr pjesë në eventin e VLEN-it për 24 muaj qeverisje! Ja pse?!
- Media prestigjioze gjermane, ZDF: Prej një muaji mijëra shqiptarë protestojnë kundër Edi Ramës, e akuzojnë për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen
- Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit
- Mexhiti: premtimet po zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet po kthehen në shërbim të qytetarëve
- Nikollovski: Rruga Prilep–Manastir do ta shkurtojë udhëtimin drejt Athinës
- Rama replikon me Florjan Haçkën: “F*ck You” u thashë atyre që më akuzojnë! Shëndetësia, transformim epokal! Unë dhe familja nuk kurohemi jashtë, udhëtimet nga buxhetit ynë
- Po vijnë vapë përvëluese: Temperaturat në Maqedoni do të arrijnë deri në 40 gradë, priten edhe net tropikale
- FOTOLAJM/ “Politika në koshin e plehrave” – Protestuesit vendosin fotot e Ramës, Ballukut, Berishës dhe Ballës në kazanët e mbeturinave

