Author: Rilinda

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Greuvski me 02.05.2015, në fjalimin e tij në Kongresin e 15 partiak në Kumanovë, premtoi se qeveria e atëhershme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të ndërtojë përmendoren e Nënë Terezës në sheshin e qytetit në Shkup, shkruan “Vërtetëmatësi“. Në lidhje me Shkupin 2014 ndoshta gabimi jonë është që deshëm të ndërtojmë gjithçka që kishe mbetur përnjëherë. Ky projekt për fat të mirë ka më shumë mbështetës se ka kundërshtime, por gjithsesi duket se është zvarritur shumë. Në pjesën e përmendoreve ende ka ngelur ajo e Nënë Terezës e cila u financua me mjete nga buxheti. Premtimi…

Lexo më Shumë

Me rastin e 2 gushtit, Dita e Republikës, ish kryeministri Lupço Georgievski në profilin e tij në Facebook ka uruar qytetarët e Maqedonisë. Ai ka shkruar se duhet të lexojmë më shumë histori nga burime të ndryshme. Të lexojmë më shumë histori nga burime të ndryshme. Ashtu do të mësojmë ku i kemi miqtë, ku armiqtë dhe do të ecim më mirë para. “Urime deri te populli maqedonas për festën e madhe të Ilindenit!”, qëndron në urimin e kryetarit të VMRO-PP, Lupço Georgievski, shkruar në profilin e tij në Facebook për 2 Gusht me rastin e festës shtetërore të Ilindenit.

Lexo më Shumë

Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nga Brukseli do të kërkojnë ndihmë për të vepruar ndaj Kroacisë, për arsyen se i ka rritur detyrimet e importit për këto vende për pemët dhe perimet. Sidomos për importet nga Maqedonia, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, sipas ndryshimeve në inspektimet e mbikëqyrjes, në vend të 12 eurove, ngarkohen për të paguar 270 euro për kontrollë të produktit, që do të thotë se në qoftë se një kamion që mban llojet e frutave apo të perimeve, importuesit do të paguajnë individualisht për secilin prej tyre, i cili praktikisht e bën të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale sot do të informojë për përgatitjen për ratifikimin dhe implementimin e Konventës së Stambollit – miratim i politikave dhe praktikave më të mira për eliminimin e dhunës ndaj grave. Përveç ministres së Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, në konferencë për shtyp është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari dhe koordinueses së përhershme të KB-së dhe përfaqësuese e Programit për zhvillim të KB-së, Luiza Uinton.

Lexo më Shumë

Zjarri në fshatin Trebovlje, në afërsi të Makedonski Brod, akoma është aktiv dhe në lokalizimin e tij po kontribuojnë helikopterë të Armatës së Republikës së Maqedonisë, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, ndërsa ndihmë kanë arritur edhe helikopterë nga Bullgaria. Informacionet e fundit thonë se zjarri është afruar deri në Lutoec dhe në fshatin Rastesh, me çka u evakuan disa persona, përcjell Telegrafi Maqedoni. Zjarri në Trebovlje është aktiv dy javë, ndërsa zjarre pyjore ka në rrethinë të disa fshatrave në gjithë vendin. Nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim thonë se helikopterin bullgar e kanë kërkuar për ndihmë dje, ndërsa do…

Lexo më Shumë

Në portalin e BBC, dje është publikuar një tekst me titull “Njeriu që 23 vite është fokusuar në një fjalë”, në të cilin diplomati amerikan Methew Nimetz tregon se si ai e sheh çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Ai thotë se për këtë çështje ka menduar më shumë se çdo kush, duke përfshirë edhe politikanët në vend, ndërsa përkujton të gjithë se kjo nuk është vetëm punë e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Disa njerëz mendojnë se unë vetëm ulem dhe mendoj për propozime të reja për emrin e Maqedonisë, siç janë “Gorna Makedonija” dhe “Nova Makedonija”, por duhet…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për ribalancin e Buxhetit. Ministri i Financave Dragan Tevdovski pardje para deputetëve i elaboroi ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017. Tha se qëllimi bazik është zvogëlimi i shpenzimeve joproduktive dhe sigurimi i hapësirës për masat të cilat do të thonë përforcim i kohezionit social midis qytetarëve dhe mbështetje të ndërmarrjeve vendore. Ribalanci bazohet në projeksionin e rritjes së BPV-së prej 2,2 për qind, deficiti buxhetor është projektuar në 18,57 miliardë denarë, të ardhurat e përgjithshme janë reviduar për 1,5 për qind teposhtë, gjegjësisht për…

Lexo më Shumë

Në aksin rajonal P106, aksi rrugor Gradsko – Prilep nga kilometri i 28-të deri në të 45-in, nga sot e deri më 12 gusht do të ketë aktivitete ndërtimore – ndërrim të gardhit elastik. LAMM u rekomandon pjesëmarrësve në komunikacion që ta respektojnë sinjalizimin e vendosur për punë në rrugë dhe me kujdes të drejtojnë me automjetet e tyre. Njëherit informon se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i nxehtë, pjese më të madhe të Maqedonisë, temperaturat do të jenë mbi 35, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë edhe 40 gradë. Në rajonet më të ngrohta temperatura do të arrijë deri 42 gradë, ndërsa UV indeksi vlerën 9. Sipas temperaturave të parashikuara, sot rajoni i Vardarit verior dhe i Ohrit-Prespës do të jenë në fazën portokall

Lexo më Shumë

Sot, më 2 gusht tradicionalisht në Ohër mbahet maratona e e 38-të e Ilindenit për fëmijë me 2.5km organizuar nga valët e Swimming Club Ohër. Në sajë të ushqimit të shëndetshëm nga Zegin, Ipanema, Qendrës së Prodhimit Media dhe Aleksandër Malenko këtë vit çmimet ishin në nivel global për të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti për fituesit. Fituesi nga rradhët e meshkujve është Andrei Pavlov, ndërkaq në konkurrencën e femrave fituesja është Mia Krsteva. Ky është një njoftim i rëndësishëm për 12 gusht-in, dhe event historik për Ohrin meqë për herë të parë do të mbahet Olympic Marathon Swimming nga 10…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. “Kjo marrëveshje e rëndësishme dhe progresiv tashmë i njeh lidhjet e forta mes dy vendeve dhe hap derën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes dy vendeve në sfera të ndryshme si infrastruktura dhe kultura. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të sjellë stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik në rajon si dhe shërben si shembull inkurajues se si duhet të zgjidhet dallimet dhe çështjet e hapura mes fqinjëve në mënyrë paqësore”, thuhet në komunikatën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lexo më Shumë

Problemit me ujin në Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit në rajonin e Gostivarit i ka dhënë fund një gurbetçarë që ka investuar disa mijëra euro. Qytetarët e këtij vendbanimi disa muaj më parë kishin dal në protestë duke kërkuar që komuna të gjejë zgjidhje me ujin e pijshëm, por kreu i kësaj komune kishte heshtur dhe nuk i doli në ndihmë kërkesave të banorëve. E këtë e ka bërë një mërgimtarë që ka investuar me mjetet e tij rreth 40 mijë euro, duke zgjidhur këtë nevojë për qytetarët. Bëhet fjalë për Muhamed Tairi, i cili ka dal në ndihmë. Pas…

Lexo më Shumë