Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Paradite në juglindje do të ketë kushte për rritje të vranësirave dhe kushte për paraqitje të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, sidomos përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore. Indeksi UV do të jetë 8.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 27 deri 37 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriperëdimore. Temperaturat do të lëvizin prej 17 deri 35 gradë celcius.

