Familja Qerimi nga fshati Opajë i Likovës, prej 10 vitesh vijon betejën me institucionet e drejtësisë për lirimin nga burgu të djalit të tyre Rexhail Qerimi.
Ish pjesëtari i UÇK-së, Rexhail Qerimi u dënua me burg të përjetshëm për pjesëmarrje në vrasjen e një polici të njësitit ‘Alfa’, më 26 nëntor të vitit 2008, në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, ku mbetën të plagosur edhe tre policë të tjerë.
Avokatët mbrojtës por edhe familjarët rastin konsiderojnë si të montuar, pasi ditën e incidentit, Rexhail Qerimi ka qenë në fshat dhe madje është parë nga shumë dëshmitarë në lokalin e tij në qendër të fshatit.
“Si është e mundur që të akuzohet një person për vrasje, i dënuar me burg të përjetshëm, në një vend ku vrasjen e kapin kamerat e sigurimit në 11:35 mesditë e pastaj të thuhet se është incizimi i zi dhe se nuk duken figurat e tyre?. Pastaj një person, ku në vendim shkruan se janë gjuajtur mbi 70 gëzhoja të plumbave, dhe 4-5 orë pas ngjarjes arrestohet Rexhail Qerimi, i merren të gjitha analizat në të cilat del se nuk ka shenja baruti në duart e tij. Si mund të akuzohet për vrasje?”, thotë për agjencinë INA Jetulla Qerimi, vëllai i Rexhail Qerimit.
Të zhgënjyer nga mosfunksionimi i organeve të drejtësisë familja e Rexhail Qerimit është bërë pjesë e iniciativës “Liri për viktimat e Grujevizmit”, përmes të cilës kërkohet amnisti për të burgosurit dhe revizion të gjykimeve nga gjykatësit maqedonas gjatë periudhës së pushtetit të kaluar.
“Gati dhjetë vite ne kërkojmë drejtësi. Meqë deri më tani nuk kishte drejtësi, meqë kishim një qeveri të tillë e cila nuk pranonte asnjë dokument por sa më shumë dënime të bëj dhe sa më shumë para të mbledh. Ne si familjarë zgjodhëm të kërkojmë amnisti sepse kemi qeveri të re e cila mendoj se do të na ndihmojë në këtë iniciativë dhe do t’i lirojë këta persona për të cilët janë bërë raste të montuara –thekson Jetullah Qerimi, familjar./Ina
Data 27.08.2026
Aktuale
- 6 viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor, pacienti kishte edhe sëmundje të tjera të rënda
- Uji në Shkup i sigurt për pije, konfirmojnë analizat e 44 mostrave
- Kapet me marihuanë, arrestohet 22 vjeçari
- Shefi i inteligjencës ruse konfirmon takimin me drejtorin e CIA-s gjatë vizitës në Moskë
- Durmishi: 7 milionë denarë mbështetje për industrinë përpunuese, afati për aplikim deri më 15 shtator
- Pronari i një restoranti nga Vrapçishti denoncon 31 vjeçarin se ia ka vjedhur paratë derisa mbyllte lokalin
- Kapet në autostradë, shkupjani duke vozitur pa patentë shoferi
- Përfundon në pranga 19 vjeçari nga Çollopeki, i gjindet marihuanë dhe bluarse


