Viktorija Jovanovska do të jetë drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë në Shkup. Ajo vjen në këtë detyrë pas largimit të drejtoreshës së deritanishme, Marija Haxhi Lega.
Sipas informacioneve të portalit Fokus, mbrëmë është sjellë vendim për ndërrimin e disa drejtorëve në Klinikën e Shkupit dhe në disa spitale tjera nëpër qytetet e vendit.
Vala e re e ndërrimeve të drejtorëve vjen prej kur ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në disa raste deri tani ka paralajmëruar emërimin e kuadrove të reja, të cilët do të jenë para se gjithash profesionit në punën e tyre.

