Sot në hapësirat e Klubit të deputetëve, në bazë të angazhimit dhe respektimit të parimeve, gjithëpërfshirëse dhe transparencës së aktiviteteve lidhur me zbatimin e Planit 3-6- 9, Sekretariati për Çështje Evropiane, organizon tribunë me temë: “Zbatimi i masave nga Plani 3-6- 9 në pjesën e zgjedhjeve”.
Tribunën do ta hapë Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili do t’u referohet elementeve kyçe të Planit 3-6- 9, të cilat kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme lokale. Në tribunë pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Sekretariati i Përgjithshëm në Qeverinë e RM-së, Kryetari i Gjykatës Administrative, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, MOST, CIVIL dhe Sinergia.

