Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është shembull si dy shtete munden vetë të zgjidhin një problem i cili ka ekzistuar shumë vite, deklaroi shefi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar.
“Unë duhet ta përshëndes këtë marrëveshje, sepse mendoj se është marrëveshje i cili do t’i ndryshojë marrëdhëniet jo vetëm mes dy vendeve, por edhe në rajon. Ky është shembull si dy shtete mund ta zgjidhin problemin i cili ka ekzistuar me vite, dhe si mund ta hapin rrugën e bashkëpunimit për të ardhmen”, thotë ambasadori Zhbogar në intervistë për TV21.
Sipas tij, marrëveshja do të sjell ndryshime të cilat njerëzit duhet t’i shohin. Lidhur me Planin qeveritar “3-6-9” euroambasadori Zhbogar theksoi se ky është vetëm hap fillestar deri te realiteti i ri në shtet.
Ai theksoi se në BE dhe vendet anëtare ekziston optimizëm për perspektivat e vendeve lidhur me eurointegrimet.

