Pagat në mbrojtje do të paguhen rregullisht dhe krenaria e ushtarëve do të kthehet, kështu ka deklaruar në intervistën e saj të fundit ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.
Ndërkohë që mes tjerave në intervistën e saj Shekerinska ka thënë se izraelitët me të cilët është ndërprerë marrëveshja për furnizim nga ana e ish ministrit, nuk do të penalizohen.

