Seanca e Gjykatës së Apelit për ankesat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka përfunduar duke mos caktuar masën e paraburgimit për Ejup Alimin, deputet i BDI-së, i përfshirë në lëndën ”Titanik 3”. Prokurorja Speciale Fatime Fetai deklaroi para gjykatësve se kjo e fundit nuk e ka lexuar deri në fund propozimin e PSP-së dhe se gjykata ka përmendur gabimisht Ismet Gurin për ndikim ndaj dëshmitarëve, e jo Ejup Alimin. Nga ana tjetër, mbrojtja ka deklaruar se akuza e PSP-së është e kotë pasi që nuk ka dëshmi që gjykata të vendosë nëse Alimi ka ndikuar, apo jo, te dëshmitarët. Vetë,…
Author: Rilinda
Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat më të reja statistikore për bujqësinë për muajin qershor të këtij viti. Sipas këtyre të dhënave, indeksi i çmimeve në bujqësi në qershor të këtij viti, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar, është ulur për 1.3% në import, kurse 9.2% në eksport. Indeksi i çmimeve importuese në bujqësi në qershor ishte 98.7, në aspekt të mjeteve të harxhuara, kurse 98.9 në aspekt të mjeteve të përcaktuara për investim. Indeksi i çmimeve eksportuese ishte 87.9. Indeksi i çmimeve te prodhimet blegtorale ishte 98.2.
Kompanitë e vogla dhe të mesme nga Maqedonia deri më 29 korrik kanë mundësi të paraqiten në thirrjen e tretë publike për angazhim të ekspertëve të huaj për kompani vendore. Nga dy shpalljet e deritanishme, siç informoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, shërbimin e kanë shfrytëzuar 96 kompani, ndërsa anketat tregojnë se 78 për qind e tyre janë të kënaqur nga ekspertët e huaj, ndërsa madje 90 për qind sërish do të merrnin pjesë në projekt. Indikator për suksesin e projektit, siç tha, është edhe nota mesatare nga 4,55 nga nota e mundshme nga 1 deri në 5. Angjushev…
Ulje e shpenzimeve joproduktive dhe sigurim i hapësirës për realizimin e politikave të Qeverisë së re është qëllimi i ribalancit të propozuar të Buxhetit për vitin 2017 për të cilin prej sot filloi debati në Komisionin amë për financim dhe buxhet. Duke elaboruar propozimin e ministrit të Financave, Dragan Tevdovski tha se kur bëhet fjalë për ribalanc ka kufizime dhe se opsioni vetëm i shëndetshëm ka qenë që të zvogëlohen shpenzimet joproduktive siç janë udhëtimet zyrtare, reklamimi dhe prezantimet ekonomike, që, siç tha, kjo siguroi hapësirë për buxhetim të masave të reja për mbështetje të qytetarëve dhe firmave si janë…
Qyteti i Shkupit sot kumtoi se në periudhën në vijim do t’i qaset parashtrimit të vendimeve për pagesë të detyrueshme të borxhit të mbetur për tatimin mbi pronën dhe tatim për ndërmarrjen për vitin 2016. “Njoftohen të gjithë obliguesit tatimor (persona fizik dhe juridik) të cilët në periudhën në vijim në adresë të tyre do të marrin Vendim për pagesë të detyrueshme për vitin 2016, menjëherë t’i qasen pagesës së borxhit të cekur në pajtim me vendimet për pagesë të detyrueshme, me çka do të evitohej masa jopopullore për bllokadë të llogarive në bankat afariste”, thekson Qyteti i Shkupit në…
Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 23 persona janë lënduar më lehtë në 15 prej gjithsej 29 aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Nga tetë aksidentet e evidentuara të trafikut të premten, në tre më lehtë janë lënduar pesë persona, ndërsa pesë aksidentet janë me dëme materiale. Të shtunën, megjithatë kanë ndodhur 14 aksidente trafiku, në tetë lëndime të rënda trupore ka marrë një njeri, ndërsa 13 janë lënduar më lehtë. Në pesë është shkaktuar dëm material. Siç informojnë nga SPB Shkup, dje në Shkup janë regjistruar…
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, Methju Nimic dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, sot do të takohen në Bruksel. Ashtu siç njoftojnë nga kabineti i Nimicit, takimi është me kërkesë të Greqisë. Sipas kumtesës së OKB-së, në takimin Nimic-Koxias, do të bisedohet për mundësitë për zhvillim të bisedimeve për emrin.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot fillon debati për Propozimin për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2017. Ribalanci i Buxhetit i propozuar nga Qeveria është në rend dite të Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet. Me të parashikohet që deficiti të mbetet 2,9 për qind nga BPV-ja, ndërsa rritja të jetë 2,2 për qind në vend të parashikimit fillestar prej 3 për qind nga qeveria paraprake dhe 2,8 të projektuara nga Banka Botërore, gjegjësisht 2,7 për qind nga BPRM-ja. Janë shkurtuar të gjithë shpenzimet joproduktive të Qeverisë dhe të gjithë institucioneve të saj…
Pas publikimit të harxhimeve të shumta të ish-zyrtarëve shtetëror të VMRO-DMPNE-së, ka reaguar Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, përmes nënkryetarit Bllagoj Boçvarski. Sipas tij, qytetarët gjatë qëverisjes së VMRO-DPMNE-së ishin në prag të varfërisë, kurse funksionarët e kësaj partie harxhonin paratë e qytetarëve në dreka e darka, si edhe duke blerë gjëra me çmim milionësh siç është një monitor LED. Boçvarski theksoi se Qeveria e re e LSDM-së do t’i kthejë paratë e qytetarëve dhe do të krijojë hapësirë për reforma që e përmirësojnë jetën dhe standardin e qytetarëve.
Gjatë javës së ardhshme Qeveria e Maqedonisë pritet t’i japë dritë jeshile zgjedhjes së mbi 400 anëtarëve të këshillave drejtues në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe agjencitë, pasi gjatë kësaj jave qeveria shkarkoi anëtarët e të gjithë këshillave drejtues, shkruan REL. Në bazë të ligjit që rregullon punën e ndërmarrjeve publike në Maqedoni, këshillat drejtues të cilët përbëhen nga 5 deri në 15 anëtarë, shërbejnë si mekanizëm kontrollues për menaxhimin e financave nga ana e drejtuesve ë institucioneve përkatëse. Nga arka e shtetit brenda katër vjetësh sa është mandati i anëtarëve të këshillave drejtues për honorarë ndahen më…
Eksperti i proceseve zgjedhore në vend, Ibrahim Mehmeti në emisionin “Agora” në Lajm TV veçon se përveç debatit për lista të hapura në Republikën e Maqedonisë, partitë duhet të tregojnë edhe vullnet politik çështjen e listave të hapura. Mehmeti tha se pa vullnetin e partive politike nuk mund të bëhet shumë, por gjithsesi ai kujton se hapin e parë duhet ta kenë shoqëria dhe mediat./GazetaLajm https://www.youtube.com/watch?v=Q5O3gqv8mf8
Raportuesi në hije i Parlamentit Evropian për Maqedoni, eurodeputeti sllovak, Eduard Kukan, në një bisedë me korrespondentin e AIM-së thotë se PE-ja është duke i përcjellë aktivitetet e Qeverisë së re të Maqedonisë me një admirim të madh. Këto aktivitete kanë të bëjnë me çështjen e nismave për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe për çështjen emrit me Greqinë. Kukan përmend festimet e përbashkëta dhe çështjen e gjuhës maqedonase si pika të nxehta të marrëveshjes me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në lidhje me agjendën evropiane, Kukan pret bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe opozitës, respektivisht një bashkëpunim dhe mbështetje nga ana e…

