Kompanitë e vogla dhe të mesme nga Maqedonia deri më 29 korrik kanë mundësi të paraqiten në thirrjen e tretë publike për angazhim të ekspertëve të huaj për kompani vendore.
Nga dy shpalljet e deritanishme, siç informoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev, shërbimin e kanë shfrytëzuar 96 kompani, ndërsa anketat tregojnë se 78 për qind e tyre janë të kënaqur nga ekspertët e huaj, ndërsa madje 90 për qind sërish do të merrnin pjesë në projekt. Indikator për suksesin e projektit, siç tha, është edhe nota mesatare nga 4,55 nga nota e mundshme nga 1 deri në 5.
Angjushev paralajmëroi se kanë qëllim që kompanitë e Maqedonisë t’i barazojnë me ato të huaja në pjesën e subvencionimit dhe se do të vazhdojnë t’i mbështesin të gjithë projektet që kontribuojnë për rritje të konkurrencës së kompanive nga Maqedonia.
Ai apeloi se kompanitë që ta shfrytëzojnë mundësinë që u ofrohet që të fitojnë përvoja të çmueshme të ekspertëve nga vendet e huaja për përmirësim të procesit të tyre teknologjik, organizim të punës.

