Author: Rilinda

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive sot e shqyrtoi Raportin vjetor të Këshillit të Prokurorëve Publikë. Sonja Mirakovska nga PRSD e kritikoi përmbajtjen e raportit duke e quajtur faktografik dhe në pamundësi që PRSD -ja të sjellë konkludim që ka të bëjë me sistemin, duke akuzuar me këtë rast për politizim gjatë përzgjedhjes së prokurorëve publikë, për vërejtjet e dhëna për prokurorin publik, si dhe për ata nga Raporti i KE-së. Nga ana tjetër, megjithatë, Vllatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE-ja e akuzoi shumicën qeveritare për hipokrizi dhe për standarde të dyfishta në lidhje me politizimin duke e theksuar…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Dragi Rashkovski, sot pati takim me dy rrjete të organizatave civile, përfaqësues të mekanizmit IPA2 dhe të grupit joformal prej 89 organizatave, të cilat vitin e kaluar publikisht reaguan dhe patën vërejtje në vendime të ndara nga vendimi për formimin e Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil, që e formoi Qeveria paraprake, kumtoi pres shërbimi qeveritar. “Në këtë takim pune ishte konfirmuar përpjekja e përbashkët për funksionin e Këshillit për bashkëpunim të Qeverisë me sektorin civil, me ç’rast Qeveria u zotua që seriozisht t’i shqyrtojë të gjitha qëndrimet dhe…

Lexo më Shumë

Tarifa e lirë e energjisë elektrike do të rikthehet në të njëjtën mënyrë siç ka funksionuar në të kaluarën. Një ekip qeveritar në Trieste tanimë ka biseduar me drejtorin e Bashkësisë Evropiane të Energjetikës, Janez Kopaç, rreth asaj se si duhet të zhvillohet procesi i rikthimit të energjisë së lirë, pa u shkelur rregullat e Evropës. Tani për tani nuk ka informata prej kur do të fillojë me zbatim tarifa e lirë. Ndërkaq, me rikthimin e kësaj tarife, të gjitha amvisëritë, çdo ditë, nga dy orë do të kenë energji të lirë. Kjo vlen edhe për ditët e fundjavës, përkatësisht…

Lexo më Shumë

Me debat publik pas ankesës së Zvezdan Pavlloviq, në Gjykatën e Apelit në Shkup u hap diskutim për marrjen e pasaportës së vëllait të tij Sërgjan Pavlloviq. Bëhet fjalë për lëndën “Lëndina​” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku tre vëllezërit Dragan Pavlloviq Llatas, Zvezdan Pavlloviq dhe Sërgjan Pavlloviq, janë të akuzuar për ndërtim të paligjshëm në Zelenikovë. Të treve, pas kërkesës së PSP-së u janë marrë pasaportat. Gavrill Bubevski tha se PSP-ja e ka kërkuar, ndërsa Gjykata Themelore e ka miratuar masën për kujdesje, për përfundim të shpejtë dhe efektiv të procedurës. Sipas tij, ka rrezik nga ikja e Zvezdan…

Lexo më Shumë

Për herë të parë pas pavarësimit, Qeveria e Maqedonisë do të ketë Ministrinë e Kumunikimit Llogaridhënies dhe Transparencës, të cilën e udhëheq Robert Popovski, i cili më parë ishte emëruar ministër pa resor. Jozyrtarisht, burime nga qeveria kanë konfirmuar se në këtë ministri do të punësohen rreth 40 persona. Ministria do të ketë përgjegjëse për të ndërtuar strategji dhe plane për komunikim të Qeverisë, ministrive dhe institucioneve me qytetarët. Ministria përveç që do të ndërtojë një sistem të komunikimit të Qeverisë, kryeministrit, ministrave të tjerë dhe ndërmarrjeve publike, do të organizojë komunikimin e brendshëm në mes të kryeministrit me të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u takua me përfaqësuesin e ri të UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë, Benxhamin Perks. Siç kumtoi pres shërbimi qeverita, Xhaferi i ka dëshiruar Perksit mirëseardhje, punë të suksesshme dhe të frytshme gjatë mandatit të tij. Xhaferi në takimin ka theksuar se Kuvendi është i gatshëm ta vazhdojë bashkëpunimin me UNICEF-in në suaza të Memorandumit për bashkëpunim, me të cilin mundësohet që interesat e fëmijëve të merren parasysh gjatë sjelljes së zgjidhjeve ligjore cilësore në pajtim me Konventën e KB-së për të drejtat e fëmijëve. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, siç…

Lexo më Shumë

Liderët e Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë dhe Kosovës u takuan në niveli më të lartë në Trieste, por nuk morën asnjë rekomandim të fuqishëm nga BE-ja për vazhdimin e procesit të zgjerimit të Unionit drejt Evropës Juglindore, por u larguan nga Italia vetëm me premtim për krijimin e “një zone rajonale ekonomike”, vlerësoi gazeta ditore zvicerane “Le Temp” në pasqyrën e Samitit të Triestes. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, gazeta e Gjenevës thekson se pas Berlinit, Vjenës dhe Parisit, liderët e gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor u takuan në Trieste në kuadër të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras sot i përsëriti qëndrimet se Athina kontesti me emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë patjetër duhet të zgjidhet përpara se fqiu i vogël i Ballkanit t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, shkruan gazeta greke “Katimerini”. Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, para samitit trepalësh të liderëve të Greqisë, Serbisë, Bullgarisë në Selanik, Cipras tha se “vendimet e Këshillit evropian dhe të samitit të NATO-s thonë se për emrin patjetër duhet njëherë të zgjidhet edhe atë në mënyrë të pranueshme të përbashkët”, Ai theksoi se ministrat e Punëve të…

Lexo më Shumë

Zyra evropiane për statistika Eurostat, ka theksuar se Republika e Maqedonisë qe 5 vjet është vonuar në zbatimin e regjistrimit të popullsisë, duke nënvizuar se ky operacion nuk është operacion por statistikë, shkruan REL. Përderisa në programin e Qeverisë së re të Maqedonisë theksohet se strukturat udhëheqëse qeveritare do të realizojë procesin e regjistrimit sipas standardeve të larta, duke marrë për model vendet me demokraci të zhvilluar. Por, Qeveria e Maqedonisë edhe kundrejt insistimit të gazetarëve nuk ka dhënë detaje se kur do të mund të realizohej saktësisht regjistrimi i popullsisë, duke nënvizuar se për këtë proces nevojitet kohë si…

Lexo më Shumë

Mbrojtja e Ivona Talevskës sot para Gjykatës së Apelit në Shkup kërkoi që t’i hiqen masat për kujdesje, gjegjësisht t’i kthehet pasaporta që ia ka marrë Gjykata. Si argument, mbrojtja e Talevskës e thekson atë që e akuzuara rregullisht është paraqitur në organet e rendit, por edhe se ka qenë e punësuar, që tregon se nuk mund të ik askund. Megjithatë, ajo patjetër duhej të udhëtojë sepse ka pasur kontratë për punë me kompaninë serbe, që tregon se e ka pasur të nevojshëm udhëtimin e shpeshtë jashtë vendit. “Potencoj se për kësi lloj të veprave penale, gjegjësisht fshehje të tatimeve…

Lexo më Shumë

Gjatë kohëve të ndodhive kritike, zyrtarët e DSK-së në llogari të buxheti të shtetit, gjegjësisht tëxhepit të qytetarëve, kanë harxhuar shuma marramendëse për darka. Një ditë pasi janë vrarë katër të rinj dhe një peshkatar në Liqenin e Smillkovës, autoritetet e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) kanë harxhuar shuma marramendëse për darkë me lloj-lloj specialeti që nga pijet e shtrenjta alkoolike e deri në specialitete të ve[anta. Sipas informatave, nënshkrimi në faturën ku shihet se kanë harxhuar shuma marramendëse për darkë, është i shefit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, përcjell Portalb. Njëjtë ka qenë situata…

Lexo më Shumë

Vetëm mbështetje dhe reagime pozitive vijnë nga Triesta, ku delegacioni i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë në samitin e katërt të rregullt të Procesit të Berlinit që e organizon Bashkimi Evropian për rajonin. Reagimet e para janë se Maqedonia ka fituar më shumë nga ky samit – përveç mbështetjes financiare, ajo ka marrë edhe një mbështetje të madhe politike. Në qendër të vëmendjes ishte takimi i Zaevit me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila shprehu mbështetje për përcaktimet e Qeverisë së Zaevit për të bërë reforma substanciale dhe për angazhimin e saj në integrimin e Maqedonisë në…

Lexo më Shumë