Vetëm mbështetje dhe reagime pozitive vijnë nga Triesta, ku delegacioni i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë në samitin e katërt të rregullt të Procesit të Berlinit që e organizon Bashkimi Evropian për rajonin.
Reagimet e para janë se Maqedonia ka fituar më shumë nga ky samit – përveç mbështetjes financiare, ajo ka marrë edhe një mbështetje të madhe politike.
Në qendër të vëmendjes ishte takimi i Zaevit me kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila shprehu mbështetje për përcaktimet e Qeverisë së Zaevit për të bërë reforma substanciale dhe për angazhimin e saj në integrimin e Maqedonisë në BE.
Kryeministri maqedonas, siç është informuar më herët, u takua edhe me Ministrin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, i cili pas takimit në rrjetet sociale ka thënë se Britania e Madhe, e cila vitin e ardhshëm do të organizojë një samit për Ballkanin Perëndimor, fortë mbështet reformat e vendit.
Denko Maleski, analist dhe ministri i jashtëm i parë i Maqedonisë duke aluduar në mbështetjen e Gjermanisë të shprehur në takimin e rëndësishëm në Trieste në një prononcim për Plusinfo thotë se në këtë samiti është gjetur një formulëshpëtuese për Maqedoninë.
“Vendimet e samitit në Trieste janë një lajm i mirë dhe i rëndësishëm për Maqedoninë – vetëm kur të mendojmë për investimet në korridorin që lidh lindjen dhe në perëndimin, nga Detit i Zi e deri në Detin Adriatik. Gjë e madhe për Maqedoninë është lidhja me Sofjen dhe Tiranën.” – ka thënë Maleski.