Me debat publik pas ankesës së Zvezdan Pavlloviq, në Gjykatën e Apelit në Shkup u hap diskutim për marrjen e pasaportës së vëllait të tij Sërgjan Pavlloviq.
Bëhet fjalë për lëndën “Lëndina” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku tre vëllezërit Dragan Pavlloviq Llatas, Zvezdan Pavlloviq dhe Sërgjan Pavlloviq, janë të akuzuar për ndërtim të paligjshëm në Zelenikovë.
Të treve, pas kërkesës së PSP-së u janë marrë pasaportat. Gavrill Bubevski tha se PSP-ja e ka kërkuar, ndërsa Gjykata Themelore e ka miratuar masën për kujdesje, për përfundim të shpejtë dhe efektiv të procedurës. Sipas tij, ka rrezik nga ikja e Zvezdan Pavlloviqit. Mbrojtja e Pavlloviq tha se Gjykata e Apelit në Shkup duhet t’ia kthejë dokumentet që të shkojë me familjen në pushim, “Të pabaza janë konfirmimet e PSP-së për ikje. Asnjëherë i akuzuari nuk e pengoi punën e PSP-së”, tha mbrojtja.
Pastaj Sergjan Pavlloviq, të cili gjithashtu me vendim të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1, i është marrë pasaporta për shkak rrezikut për ikje. Shkuarjen shpesh në Serbi i akuzuari e arsyeton me furnizimin e materialeve për kompaninë e tij, ndërsa në Itali, sepse djali i tij ka studiuar atje. Atij pasaporta i është marrë përmes lëndës “Total”, ku është i akuzuar për financime kriminele.
“Është nxehtë, prandaj shkurt do them. Pajtohem me çdo gjë që tha mbrojtja dhe çfarë shkruan në ankesë. Unë mendoj se nuk meritoj paraburgim sepse bashkëpunojë me PSP-në.
Së dyti, nuk kam pronë jashtë shtetit e as llogari. Jam kryeredaktor në TV Sitel, që nënkupton se nevojiten takime të rregullta me shitësit e programeve, dhe kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Unë jam gjithashtu profesor në Universitetin Europian.
Së treti, unë jam profesor në Serbi, dhe në qoftë se mungojë , do të dënohem. Tetëdhjetë për qind e të ardhurave të familjes janë nga unë. Ky është një dëm për TV Sitel, për familjen. TV Sitel nuk mund të gjejë një person tjetër i cili do t’i kryejë të gjitha angazhimet që unë i bëj.
Për mua kjo është absurde që të jem në rastet e njejta ku aplikohet masa e njëjtë për të dyshuarit për krim nga 30 ose 50 milionë euro, “tha sot në Gjykatën e Apelit, biznesmeni dhe gazetari Dragan Pavlovic-Latas.
PSP akuzon Latasin për evazion fiskal.

