https://www.facebook.com/gazetalajme/videos/1213364835436057/
Fikri Ahmeti, vëllai i Ali Ahmetit, është bë mjaft aktiv në rrjetet sociale . Herë lexon poezi patriotike, herë paraqitet me porosi për shqiptarët që të bashkohen e të mos jenë të përçarë, e herë duke i rënë çiftelisë, shkruan Gazeta Lajm. Athua Ali Ahmeti po bëhet gati të largohet nga skena politike dhe vendin të ja lirojë vëllait të tij Fikriut?, është pyetje që gjithnjë e më tepër parashtrohet në radhët e BDI-së. nuk përjashtohet mundësia për një gjë të tillë duke pasë parasysh se Ali dhe Fikri Ahmeti janë familjarë me Fazli Veliun, Musa Xhaferin, Fatmir Limianin, e funksionarë tjerë të BDI-së.

