Në mungesë të ideve dhe vizionit të vetë, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, vazhdon të kopjojë të tjeretë. Kësaj radhe ai sërish ka kopjuar shkrimtarin tanë të johur Kim Mehmeti, lidhur me idenë e Parlamentit Shqiptar. Sela të mëkrurën tha se, nëse maqedonasit nuk e pranojnë gjuhën shqipe, shqiptarët do ta krijojnë Parlamentin e tyre në Maqedoni, duke kopjuar një ide të kamotshme të Mehmetit. “Ne do të largohemi nga ai parlament dhe do ta bëjmë parlamentin e shqiptarëve e më pas vet do ta zyrtarizojmë gjuhën shqipe aty ku janë shqiptarët.
Mjaftë u mashtruam për 25 vite me rradhë, tani më ka ardhur moment që brenda 100 ditëve të zgjidhet cështja e gjuhës shqipe. Nëse nuk arrihet kjo, do të nisim të ndërtojmë institucionet tona, të ndërtojmë shtetin paralel, sepse më nuk kemi kohë për të pritur”, është shprehur Ziadin Sela. Sa është serioz në këtë drejtim Zijadin Sela mbetet të shihet, duke pasë parasysh se ai është politikani më kundërthënës me vetveten, resepktivisht me atë që e flet dhe atë që e bën./kumanovapress

