Author: Rilinda

Pushtetin në ndërmarrjet shtetërore ende e kanë drejtorët e VMROsë dhe BDIsë, sepse pas gati gjashtë javësh qeveria e Zoran Zaevit arriti të emëroj drejtorë dhe ushtrues detyre në vetëm 12 pozita dhe të ndërrojë këshillin drejtues të vetëm një institucioni. Nëse e krahasoni me qeverinë e Nikolla Gruevskit, e cila në seancën e parë, në gusht të vitit 2006 mori 140 vendime për shkarkime tani puna shkon ngadalë. Ministri i Administratës dhe nënkryetar i LSDM-së Damjan Mançevski thekson se vendosja e qeverisë së re është vështirësuar nga ligjet e miratuara nga qeveria e mëparshme. Për ta ndërruar drejtorin e…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i përvojave ekzistuese dhe përmirësimi i njohurive për komunikimin me rrezik, në kushte kur nga dita në ditë në korniza evropiane dhe botërore janë duke u ashpërsuar kriteret për siguri në ushqim janë sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia për ushqim dhe veterineri si institucion përgjegjës për sigurimin e ushqimit dhe mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve. Këtë e theksoi drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterineri, Zoran Atanasov, në fjalimin në ditën e parë të Punëtorisë dyditore për komunikim me rrezik, që mbahet në Shkup me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Evropiane për Siguri në Ushqim –…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike paralajmëron se do të bëjë monitorim të përforcuar në qarkullimin pagesor para manifestimeve të ardhshme sportive dhe kulturore të karakterit argëtues dhe u bëjnë thirrje obliguesve tatimor të nxjerrin llogari fiskale. DAP këtë fundjavë kreu kontroll me ç’rast janë përfshirë 195 objekte prej të cilave tek 32 janë konstatuar parregullsi, dhe disa prej tyre edhe janë mbyllur. Në Shkup janë kontrolluar 34 objekte, parregullsi ka pasur në 11, në Manastir 14, parregullsi në 3 prej tyre, Ohër 16 dhe parregullsi tek një objekt, Kavadar dhe Negotinë 37 dhe parregullsi tek 5, në Tetovë prej 24…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës Ylber Hysa në të cilin është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe për mundësinë për thellim dhe vazhdim të marrëdhënieve të suksesshme bilaterale. Kryeministri Zaev, siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, ka porositur se pret formim të shpejtë të qeverisë së re të Kosovës që të vazhdojë tregimi i suksesshëm në bashkëpunimin midis të dy qeverive. “Jashtëzakonisht e rëndësishme është që të përmirësohet bashkëpunimi me fqinjët, për shkak se fqinjët duhet të mbështeten, sepse në plan ndërkombëtar fitojnë ata të cilët mbështeten”, theksoi…

Lexo më Shumë

Qytetarët prej nesër do të mund të parashtrojnë kërkesa dhe t’u jepen Vërtetime për nënshtetësi të Republikës së Maqedonisë në hapësirat e Sektorit për punë administrative në Shkup dhe degët për punë administrative në Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. “Për shkak të vëllimit të shtuar të punës, ndërkaq me qëllim që t’u dilet në ballë kërkesave të qytetarëve në këtë periudhë të vitit, MPB informon se nesër (12:07.2017) në hapësirat e Sektorit për punë administrative në Shkup dhe degët për punë administrative në Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Shtip,…

Lexo më Shumë

Transmetimi i praktikave dhe përvojave më të mira nga vendet evropiane për zbatimin e të drejtave nga pronësia intelektuale është qëllimi i tuning projektit 19-mujor “Përforcimi i zbatimit të të drejtave nga pronësia intelektuale”, konferenca e të cilit përfundimtare u mbajt sot. Tuining projekti në vlerë prej 1,4 milionë euro që filloi në dhjetor të vitit 2015 dhe ka zgjatur deri në korrik këtë vit, e zbatoi Zyra daneze për patentë dhe marka tregtare në bashkëpunim me Entit shtetëror për pronësi industriale të Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të tij janë mbajtur një sërë stërvitjesh me qëllim që të përmirësohen…

Lexo më Shumë

Në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev shprehu ngushëllime të thella për familjet e të gjithë të dëmtuarve në Srebrenicë, por edhe për të gjitha viktimat që e humbën jetën në luftën në Bosnjë e Hercegovinë, njoftoi shërbimi qeveritar për informim. Sot, thekson Zaev, shënojmë dhe kujtojmë një ditë të mundimshme, për të gjithë njerëzimin, por veçanërisht për popullin boshnjak. “Ajo që ndodhi në Srebrenicë, para 22 vitesh është një nga humbjet më të mëdha të vlerave të civilizimit dhe mësim që dihet ta mësojmë, njëherë e përgjithmonë. Në këtë ditë, para 22 vitesh…

Lexo më Shumë

Gjatë fushatës zgjedhore është premtuar që do të zyrtarizohet gjuha shqipe në Maqedoni, por ende nuk dihet se çfarë do të bëjnë përfaqësuesit shqiptarë për të dërguar këtë proces përpara. Edhe pse janë mbajtur zgjedhjet në fund të viti 2016, dhe është krijuar Qeveria e re e Maqedonisë, shqiptarët e atjeshëm nuk besojnë se do të ketë përparim në të drejtat e tyre, përshirë këtu edhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Sipas ekspertëve, gjatë fushatës zgjedhore shqiptarët janë manipuluar nga partitë politike dhe se qytetarët ndjehen të zhgënjyer me pafuqinë e përfaqësueseve politik. Lidhur me çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë njofton se e ka zgjeruar kapacitetin e saj punues për shkak të rritjes së kërkesave të qytetarëve për të rregulluar dokumentacione zyrtare. Nga 12 korriku (e mërkurë), në Sektorët e Punëve të Brendshme në Shkup, Manastir, Veles, Kumanovë, Ohër, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, përveç fotografimit për letërnjoftim, qytetarët do të mund të kërkojnë edhe Vërtetim për shtetësi të Maqedonisë. Ky vendim është i mirëpritur nga qytetarët, sidomos ata mërgimtarë të cilët i shfrytëzojnë ditët e pushimit edhe për të rregulluar ndonjë dokument të nevojshëm.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian prezantoi Planin 3-6-9 para ambasadorit të BE-së, Samuel Zhbogar dhe ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, kumtoi Sekretariati për çështje evropiane (SÇE). “Në këtë Plan janë përfshirë reformat të cilat Qeveria do ti zbatoj në periudhën e ardhshme deri në 3 muaj, respektivisht deri në zgjedhjet lokale, në ndërkohë paralelisht do të punohet edhe në precizimin e masave që duhet të realizohen 6 dhe 9 muajt e ardhshëm”, tha Ormani. Gjithashtu, Osmani theksoi se Qeveria angazhohet për sigurimin e transparencës dhe gjithepërfshirjes, me përfshirjen edhe…

Lexo më Shumë

Në Shkup mbrëmë në polici janë denoncuar dy raste për plaçkitje. Rreth orës 20:40 në Shkup, në rr. “Kemal Sejfulla”, në farmacinë “Eurofarm”, një person i panjohur ka spërkatur punonjësen me spërkatës lotsjellës dhe duke e kanosur me pistoletë ka kryer plaçkitje, duke ia marrë fitimin ditor dhe duke e braktisur vendin e ngjarjes. Janë duke ndërmarrë masa për gjetjen e autorit. Rreth orës 22:45 gjithashtu mbrëmë në Shkup në bul. “Koço Racin”, në Tobako “Korner”, një person i panjohur me kanosje me thikë ka kryer plaçkitje ndaj punonjëses, duke ia marrë fitimin ditor, me ç’rast është arratisur. Policia është…

Lexo më Shumë

Sot në hapësirat e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Verilindor të Planit, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraku, me kryetari i komunës së Kumanovës njëherësh edhe kryetarë i Rajonit veri – lindor të planit Zoran Damjanovski, e nënshkruan Memorandumin për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit të Bashkësive evropiane të procedurave për zbatimin e ndihmës financiare nga Unioni. Me nënshkrimin e këtij dokumenti vendoset baza kontraktuale formale për zbatimin e suksesshëm të pesë projekteve të planifikuara në kuadër të Programit disavjeçarë operativ të sektorit për mjedisin jetësor dhe aksionet klimatike për…

Lexo më Shumë