Shpëtim Pollozhani kujton se shqiptarët po merren me ndarjen e drejtorive, ndërkaq nuk po merren me çështje tjera që diskriminojnë shqiptarët. Ai veçon Entin e statistikave, ku, sipas tij, gatuhet çorba që ne duhet ta hamë vite me radhë.
“Në regjistrimin e ardhshëm te popullsise (2020), si do te regjistrohen 400.000 maqedonas, te cilet kane shtetësi bullgare, sipas ligjit aktual duhet te trajtohen si jorezident, dhe te cilët punojne nëpër botë? A do të regjistrohen vallë edhe ata si jorezident sikurse që u regjistruan mbi 250.000 shqiptarë, të cilët edhe pse kanë prona dhe i paguajnë te gjitha taksat dhe tatimet në vend, nuk munden të votojnë si qytetarët e rregulltë?”, thekson Pollozhani.

