https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/videos/1421156134643024/
“Zdravo, jas sum Bujar Osmani…”, fillon spoti reklamues i zv/kryeministrit për eurointegrime, që e ka postuar në facebook. Askush nuk e ka të qartë se për çfarë arsye është bë ky spot reklamues, kur Osmani ende nuk ka shënuar kurrfarë rezultati, mirëpo bie në sy flamuri “miniaturë” shqiptar i vendosur në prapavijë, bashkë me atë maqedonas dhe të BE-së.
Pamje krejt tjetër vërehet kur Osmani takohet me diplomatë të huaj. Njëjtë sikurse kryeparlamentari Talat Xhaferi, Osmani në këto takime paraqitet vetëm me flamurin maqedonas, atë të BE-së dhe flamurin e vendit të diplomatit me të cilin takohet.
Kjo është vërejtur edhe sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane u realizua takim mes zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe sekretarin shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihaell Rot
“Gjermania është mbështetës i fortë i politikës së zgjerimit të BE-së dhe anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila tregoi inicimin e Procesit të Berlinit, përkushtuar lidhshmërisë, marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit Evropian, e cila u konfirmua në Samitet e fundit në Vjenë dhe Parisit e cila do të vazhdojë edhe me samitin në Triestes këtë javë, “tha Zëvendëskryeministri Osmani.
Ai prit se në Samitin në Trieste do të përforcohet perspektiva e Ballkanit Perëndimor përmes mbështetjes së agjendës për lidhje dhe mbështetjen e projekteve infrastrukturore dhe energjetikës, në kuadër të së cilës pret edhe pranimin e projektit tone infrastrukturor për Korridorin VIII.
Zëvendëskryeministri Osmani në takim e njoftoi Sekretarin shtetëror Rot edhe me Planin 3-6-9 i cili përmban Reformat Urgjente Prioritare të Qeverisë të cilat do të zbatohen në periudhën e ardhshme. Osmani theksoi që zbatimi i reformave dhe bashkëpunim rajonal për integrim në BE janë dy trajektore paralele në të cilën po ecë puna e Qeverisë se re, si dhe kthimi i rrugës drejt BE-së është e patjetërsueshme, sepse integrimet euroatlantike të vendit mbeten prioritet strategjik i Qeverisë.
Dy bashkëbiseduesit janë optimist që procesi euro integrues i vendit është ç ‘frenuar dhe se me përkushtim do të përmbushet koha e humbur, që të vazhdoj vendi pa pengesa ti zbatoj reformat për integrime në BE.

