Një person është lënduar më rëndë, ndërsa nëntë më lehtë në 12 aksidente trafiku që ndodhën në Shkup në 24 orët e fundit. Në shtatë prej tyre ka pasur vetëm dëme materiale.
Nga ana e policisë rrugore zbuluar numër i madh i kundërvajtjeve dhe atë: shtatë vozitës kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 20 vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shofer apo të paregjistruara, nëntë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës gjatë drejtimit të automjeteve nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë përdorur telefonin celular. Ndërkaq janë hasur edhe 29 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit të posaçëm karrotrec janë mënjanuar 57 automjete, informojnë nga SPB Shkup.

