Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë.
Temperaturat ditore do të lëvizin prej 27 deri 38 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë ditore deri 36 gradë Celsius.
Deri në fund të muajit do të vazhdojë periudha e motit të nxehtë, me temperatura maksimale deri mbi 30 gradë Celsius.

