Author: Rilinda

44 punëtorë nga Maqedonia të angazhuar në firmat që i kryejnë punimet ndërtimore në autostradën Ohër-Kërçovë, kanë protestuar sot, siç thonë, për shkak të një varg parregullsish ndaj tyre, si vonesa në pagesat e kontributeve të tyre, si edhe mosrespektim të kontratës së punës nga punëdhënësit. Adem Misoski nga Struga tha se ka vonesa në rroga, tashmë në muajin e dytë, kanë heqje nga rroga prej 50 dero 100 euro, pa ndonjë arsyetim. Sipas AIM-së, punëtorët janë ankuar dhe se nuk dijnë ku të drejtohen për këto çështje. vasko Apostoloski nga Kërçova tha se u janë premtuar pagesat deri më…

Lexo më Shumë

Në intervistën për agjencinë bullgare BGNES, ministri i Punëve të Jashte të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka deklaruar se Maqedonia dhe Bullgaria kanë humbur shumë me marrëdhëniet e ftohta të ndërsjella. Ai është shprehur i bindur se punët kanë ndryshuar dhe se është koha që në Ballkan të vjen në shprehje një frymë e re, para se gjithash me Bullgarinë. ”Maqedonia e re që është zgjuar nga një agoni e thellë, nuk ka komplekse dhe se nuk i duhen përmendore për t’u mburë me veten. Nuk ka as paragjykime. Fakti që dy vendet tona nuk janë afër, nuk ka logjikë. Kemi…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së pestë e filloi debatin për përzgjedhjen e zëvendësministrave në Qeveri. Kryeministri Zoran Zaev në fillim para deputetëve e kumtoi listën me kandidatë për zëvendësministra, duke theksuar se bëhet fjalë për personalitete të njohur, profesionistë dhe politikanë. Zaev tha se ka pasur mirëkuptim për prolongimin prej disa dite të zgjedhjes së zëvendësministrave për të pasur kohë të mjaftueshme që deputetët t’i shqyrtojnë propozimet. Kandidatët e propozuar, siç theksoi, e dinë përgjegjësinë e tyre, se do të marrin për obligim ta kryejnë me përgjegjësi funksionin duke u udhëhequr nga Kushtetuta dhe…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Financave aktivisht punohet në përgatitjen e ribalancit të Buxhetit për vitin 2017. Ministri i Financave Dragan Tevdovski paralajmëroi se do të shkurtohet nga, siç tha, komoditeti i njerëzve në pushtet dhe do të bëhen përpjekjet që të ketë buxhet pragmatik. “Aktivisht punojmë në ribalancin e Buxhetit. Do të bëjmë gjithçka që është në kompteneca tona që të kemi buxhet që do të jetë pragmatik, duke i marrë parasysh obligimet që janë mbledhur me vite, e në të njëjtën kohë t’u japim mundësi prioriteteve tona reformuese”, deklaroi ministri i Financave Tevdovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve sot…

Lexo më Shumë

Në kuadër të vizitës dyditore në Republikën e Bullgarisë të delegacionit të Qeverisë së Maqedonisë i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev më 20 dhe 21 qershor të vitit 2017, ministri i Kulturës Robert Allagjozovski realizoi takim me ministrin bullgar të Kulturës Bioll Banov, njoftoi sot Ministria e Kulturës. Në takim u theksua se bashkëpunimi në sferën e kulturës ka karakter tradicional dhe është e rregulluar me Marrëveshjen për bashkëpunim kulturor midis qeverive të së dy vendeve nga maji i vitit 2000, si dhe me Programet midis të dy ministrive, të cilët nënshkruhen në tre vjet. Në këtë kontekst, ministrat e…

Lexo më Shumë

“Kursimet në arkën shtetërore vetëm se kanë filluar. Tanimë janë kursyer 10 milionë euro, i ndaluan fushatat në CNN dhe BBC, i ndaluam marrëveshjet me kuazi këshilltarët e huaj”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, në Kuvend. Ja dhe reklama që është transmeton në CNN dhe BBC. https://www.youtube.com/watch?v=5I0ufJxUx24

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e masës shumë të ngrohtë të ajrit, deri në fund të kësaj jave, si dhe gjatë javës së ardhshme punues, moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i qëndrueshëm dhe shumë i ngrohtë, kumtoi DPHM. Temperatura maksimale në shumë vende do të jetë nën 30 gradë, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit edhe mbi 35 gradë Celsius. Gjatë ditës do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare, ndërsa është e mundur edhe paraqitje e izoluar e shiut të shkurtër dhe bubullima. Më shumë kushte për mot jostabil ka të shtunën dhe të hënën.

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe Polio Plus – Lëvizja kundër hendikepit kanë formuar Qendër për punësimin e personave me nevoja të veçanta. Qendra është vendosur në hapësirat e OEM-së, ndërkaq është projekt nga IPA – Programi operativ për zhvillim të burimeve njerëzore 2007-2013. Në Maqedoni, numri i personave me nevoja të veçanta të punësuar është mjaft i ulët. Konferenca e sotme ka për qëllim informimin dhe njohjen e kompanive me përfitimet që i marrin në drejtim të përfshirjes dhe llojshmërisë së fuqisë punëtore, që ofron potencial të shumtë për përmirësimin e punës së përditshme të kompanive dhe krijimin e…

Lexo më Shumë

Në kuadër të projektit ”Integrimi lokal i refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe grupet e pakicave”, e mbështetur nga BE-ja, në Manastir do të organizohet Ditë e Hapur. Sipas AIM-së, ndër tjerash, projekti ka për qëllim të forcojë kapacitetet e administratës shtetërore, në nivel kombëtar, dhe atë lokal në komunat e Berovës, Manastirit, Vinicës, Gostivarit, Dellçevës, Koçanit, Kumanovës, prilepit, Tetovës, Çairit, Shtipit dhe Shuto Orizares, për mbështetje më të suksesshme të proceseve lokale të integrimit dhe përfshirjes së romëve, romëve refugjatë dhe personave të zhvendosur brenda. Pjesëtarëve të bashkësisë rome do t’u ofrohet mundësi të realizojnë kontakt të drejtpërdrejtë, të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë do të vazhdojë sot seancën e pestë ku në rend dite është zgjedhja e zëvendës ministrave të Qeverisë. Kjo pikë, me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja, u shty si pikë e fundit e rendit të ditës me qëllim deputetët të keën më shumë kohë të përgatiten për debat. Paraprakisht, deputetët do të shqyrtojnë raporin vjetor të disa institucioneve, si edhe do të diskutojnë për nismën qytetare për sjelljen e një Ligji për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, respektivisht kërkojnë pushim të lindjes më të gjatë.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell, i ngrohtë, me re të pakta, si edhe do të fryjë erë e lehtë në drejtimin veriperëndimor, lindor dhe përgjatë Vardarit. Pasdite, në pjesën malore perëndimore mundet të ketë shfaqje të vrënësirave dhe të reshura të dobëta shiu, përfshi edhe vetëtima. Tempertura e mëngjesit do të lëvizë nga 10°C e deri më 19°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 29°C e deri më 36°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm kurse temperatura do të lëvizë nga 15°C, në mëngjes, e deri më 33°C gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Analisti Arsim Sinani duke komentuar lëvizjet e fundit të Aleancës për BDI dhe Qeverisë së Zoran Zaevit në përgjithësi ka shkurar: “Dita Y, kryeministri Zoran Zaev pasi e përgatiti terrenin nëpërmjet Ali Ahmetit e priti dashurinë e re, Menduh Thaçin. Me gjasë profecia do i realizohet me 1 deputet do hyj në Qeveri. Në vend të ndonjë vendimi pozitiv për shqiptarët Zoki, na ofron strumiçki ajvar, me afat të skaduar”

Lexo më Shumë