Freski liqeni me erë mbeturinash, Struganët në protestë
Qyteti i Strugës njihet si një nga perlat turistike të Maqedonisë.
1.5 kilometra larg liqenit ndodhet edhe makthi i struganëve, deponia e mbeturinave. Më tepër se një muaj më parë, zjarri i shkaktuar në këtë deponi, që sipas autoriteteve ishte i vënë me qëllim, bëri që t’i jepet vëmendja e duhur këtij problemi i cili ka anë të shumfishta negative.
Ekzistenca e kësaj deponia shihet me shqetësim për shkak se e ndot ajrin, por edhe mund të jetë burim i epidemive dhe i sëmundjeve të ndryshme, shkruan Almakos.
Tashmë edhe qytetarëve të Strugës po ju humbet durimi. Sot ata sërisht do të protestojnë për të shprehur revoltën e tyre.
Protesta do të mbahet sonte nga ora 18 e cila do të fillojë para Çarshisë së Strugës.
Protesta e inicohet nga Lëvizja Mjaft dhe kërkojnë që të mbyllet deponia.
Ndryshe, Struga nuk është I vetmi qytet që ka një problem të till. Në listë i bashkohën edhe Tetova, Gostivari, Studeniçan, Dibra e disa vendbanime të tjera. Disa prej këtyre vendbanimeve kanë vite të tëra që ankohen, por më kot, zhurma në vesh të shurdhër./Almakos


