VMRO- Partia Popullore nëpërmjet një kumtese konsideron se takimi i kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov paraqet mundësi të re për avancimin dhe për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes të dy shteteve, dhe me këtë riparimin e angazhimeve për integrim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO.
“Presim që Bullgaria, si vende anëtare e BE-së me shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane, me përvojën e saj dhe me përkrahjen për Republikën e Maqedonisë të kontribuojë për realizim më të shpejtë në procesin integrues të vendit si anëtare e ardhshme e BE-së. Me zhvillimin e tillë të ngjarjeve kthehet faqe e re në politikën e Ballkanit drejt evropianizimit të plotë të Ballkanit. Njëkohësisht, na vjen keq që VMRO-DPME-ja nuk e ka bërë shumë më herët derisa e udhëhiqte shtetin, por na largoi nga fqinjët evropian, Bullgaria dhe Greqia”. VMRO-DPMNE, gjatë gjithë kohës kishte marrëdhënie injorante drejt Bullgarisë, duke mos dashur t’i vazhdojë praktikat e vendosura dhe t’i shfrytëzojë mundësitë që i ofron Bullgaria si vende anëtare e BE-së. Ajo ishte frenuesi kryesor i marrëdhënieve fqinjësore, si dhe në procesin e afrimit të Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”, thonë nga partia.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Bekim Jashari emocionon me urimin për martesën e vajzës së tij, Ferides
- Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet që mori
- Kurti pas takimit me Abdixhikun: Diskutimi ishte i sinqertë, serioz dhe i hapur, për herë të parë diskutuam emra të përveçëm
- Bordi i Paqes: Hamasi pranon të dorëzojë armët dhe të heq dorë nga qeverisja
- Mbyllet protesta e 88-të radhazi kundër Ramës dhe qeverisë: Nesër më shumë!
- ‘Hallakatet’ Egli Tako, kështu provokon në këto orë të vona të natës!
- Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
- Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia


