Grupi i të rinjve aktivistë dhe vullnetarë, të përkatësisë së ndryshme etnike, e pastruan Parkun e Qytetit të Shkupit nga mbeturinat e hedhura jashtë vendeve të parapara për këtë gjë. Ky aksion u realizua dje gjatë orëve të pasdites, në kuadër të projektit “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!”, në organizim të Lëvizjes për Edukim dhe Avancim të Dialogut LEAD.
“Jemi të kënaqur nga ajo se si rrodhi aksioni i sotëm. Krahas grupit me aktivistë të organizuar nga ana jonë, aksionit iu bashkëngjitën edhe persona të tjerë të pranishëm në Parkun e Qytetit. Sidomos na bën të lumtur ajo që na bashkëngjiten edhe fëmijë, sepse te ata është më e rëndësishme vetëdija për mbrojtjen e ambientit, si dhe zhvillimi i tolerancës ndëretnike, duke pasur parasysh se mes aktivistëve fliteshin gjuhë të ndryshme”, deklaroi Vjosa Ajdini, kryetare e Lëvizjes LEAD.
Ky ishte aksioni i parë nga shtatë aksionet e planifikuara për pastrimin e pjesëve të ndryshme të Shkupit dhe rrethinës, në shtatë muajt e ardhshëm.
Me këtë aksion filloi faza e dytë e Projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër!”. Faza e parë u realizua në Vodno, gjatë vitit të kaluar.
Krahas pastrimit të këtij lokacioni, aksioni ka për qëllim edhe ta ngrejë vetëdijen publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve mbajë bluza me sloganin “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!”. Gjithashtu, aksioni u mundëson të rinjve të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë së bashku dhe të shoqërohen.
Projekti “NË XHEP, nëse s’ka ku tjetër!” Përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të cilin e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike SIPU./Almakos
Data 27.06.2026
Aktuale
- Ironia me Diellën/ Publikohet videoja, ministrja e Inteligjencës Artificiale ‘jep dorëheqjen’ para protestuesve: Radha juaj kryeministër
- Reagim i Jeton Shasivarit ndaj Arbër Ademit: Kërmijtë e korrupsionit nuk mund të predikojnë dinjitet
- Muamet Demiri: Ka ardhur koha që Struga të largohet nga emrat e ish-sistemit jugosllav
- Izet Mexhiti: Bashkëpunimi ndërshqiptar nuk është slogan, por agjendë që ndërtohet çdo ditë
- Ademi shpërthen ndaj Jeton Shasivarit: Kërmilli i pushtetit që shkel mbi interesat shqiptare
- Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll
- Kim Mehmeti: Mëkot Kurti i këndon ninulla, VLEN-in e zë gjumi vetëm me Cecën e VMRO-DPMNE-së!
- FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane, Ilaria Salis i bashkohet protestës për dorëheqjen e Ramës

