Ajo që më së paku është pritur ka ndodhur. Ministri i Shëndetësis, Arben Taravari që është kuadër i LR PDSH-së për shef të PR (Marëdhënie me publikun) ka angazhuar një maqedonas.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga aktivistët e LR PDSH-së të cilët menjëher kanë shprehur pakënaqësit e tyre në rrjetet sociale.
Faton Murseli, aktivist i LR PDSH-së nga Tetova që ka ndjekur masterin në Marëdhënie me Publikun shkruan:
“Sa keq që për PR nuk paska kuadro shqiptarë!!! Maqedonasit janë më profesionistë, ç’fatkeqësi!!!
Pas deklaratave të shumta patriotike, sidomos pas rrahjes së kreut të LR PDSH-së Zijadin Sela në parlamentin e Maqedonisë ky veprim nuk është pritur nga Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari”.
Sipas portalit antpress.mk për shef të PR, ministri Taravari ka emëruar Kosta Petrovin.

