Qeveria miratoi vendimin për shkarkimin e prokurorit të deritanishëm publik Marko Zvrlevski, njohton Almakos.
Propozimi u dërgua në Kuvend dhe në marrëveshje mes partive të vihet në votim, tha për media sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski.
Ku institucioni ligjvënës duhet të votojë këtë vendim të qeverisë me shumicë prej 61 votave të deputetëve.
Kuvendi pasi të marrë propozimin e Qeverisë të përfshirë edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do ta vëjë në rend dite votimin për shkarkimin e kryeprokurorit.
Ekspertët ligjor besojnë se prokurori i ri publik duhet të jetë një profesionist i cili do ti mbrojë interesat e qytetarëve dhe jo të politikanëve.
Ai duhet të jetë profesional që të mund të bëjë riorganizim në vetë Prokurorinë Publike.
Procedura për Prokuror të ri shtetëror zhvillohet ashtu që Kuvendi me propozim të qeverisë publikon shpallje. Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë nga data e shpalljes. Pasi të ketë përfunduar shpallja, Këshilli i prokurorëve brenda 15 ditëve duhet të japë mendim mbi kandidatët e paraqitur. Nëse nuk deklarohen, kanë edhe 15 ditë shtesë. Nëse sërisht nuk ka asnjë vendim do të konsiderohet se mendimi është pozitiv. Poqese Këshilli i Prokurorëve jep mednim negativ mbi kandidatët, shpallja për përzgjedhjen e prokurorit të ri do të përsëritet. /Almakos

