Pjesëtari i sigurimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i cili dje nuk iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit është suspenduar. Xhaferi kërkoi që sigurimi ta largojë nga foltorja e kuvendit deputetin e VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçevin i cili tentoi që replikën e tij ta orientojë në kërkesë procedurale.
Meqë ai refuzoi të largohet pas kërkesës së Xhaferit, ky i fundit ia ndali mikrofonin. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së reagoi duke thënë se sjellja e Talat Xhaferit është jodemokratike.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1720630064644505/

