Ish shefi i policisë sekrete Sasho Mijallkov është paraqitur në PSP për të dhënë dëshminë e tij. Mijallkov është i shoqëruar nga avokati Lupço Shvërkovski, ish prokurori shtetëror i cili zëvendëson avokatin e deritanishëm të Mijallovkit, Nikolla Dodevski.
Ai në nëntor të vitit të kaluar vetëm se ishte një herë në PSP, si i dyshuar në rastin “Tortura”, por atëherë nuk kishte dëshmuar per shkaku se kishte kërkuar inspektim të dëshmive.
Momentalisht, nuk dihet nëse Mijallkov është ftuar për të njëjtin rast apo për ndonjë lëndë tjetër të PSP-së.
Mijallkov është i dyshuari i parë në rastin “Tortura”, më saktësisht për arrestimin e ashpër të Ljube Boshkovskit në vitin 2011.
Rasti “Tortura” nga PSP është paraqitur për herë të parë më 28 mars të këtij viti.



