Takimi i mbrëmshëm ndërmjet liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe liderit të PDSH-së në këtë fazë për opinionin publik në Maqedoni ishte papritur.
Pas përfundimit të takimit dy liderët për mediat thuajse nuk thanë asgjë të rëndësishme.
Por cili në të vërtet ishte temë e bisedës ndërmjet Ahmetit dhe Thaçit.
Burime të portalit “tetova1” thonë se Ali Ahmeti i ka bërë ofertë Menduh Thaçit që në zgjedhjet e ardhëshme lokale që do zhvillohen në tetorin e këtij viti, dy partitë të jenë bashk në zgjedhje. Pjesë e ofertës është që kuadrot e PDSH-së përveç pjesëmarjes në listat e këshilltarëve, në komunat që do të fitohen të punësohen në institucionet që menaxhohen nga komunat.
Gjithashtu BDI në shenjë të vullnetit të mirë pritet që deri në tetor të punësoj edhe disa aktivist të PDSH-së në institucionet që menaxhohen nga kuadrot e BDI-së në qeveri. Kjo do bëhet me të vetmin qëllim që kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ta ketë shumë më lehtë që të bind antarsinë për koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet lokale.
Por kjo lëvizje e BDI-së dhe Ali Ahmetit nuk do të pritet aspak mirë nga partneri në qeverisje, LR PDSH-ja e Ziadin Selës kur publikisht dihet se cilat janë raportet Thaçi-Sela pas largimit të Selës nga PDSH dhe krijimi i subjektit politik. A do të ndikojë koalicioni BDI-PDSH në prishjen e raporteve ndërmjet Ahmetit dhe Selës pritet të shihet në të ardhmen veçanarisht nga rezultati i zgjedhjeve lokale.
Data 27.06.2026
Aktuale
- Privohen nga liria tre persona nga gjithsej 5 denoncime për dhunë në familje në Maqedoni
- Përjashtohet nga radhët e Policisë së Shtetit, Gentian Berberi! Kërcënoi dhe ofendoi punonjësen
- Xhaxha e nip organizuan krimin? Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit, hetimi “peng” i aktekspertimit të celularit të Elvis Shkambit
- Aco Velkovski: Qeveria e re e re do të fokusohet në pagë fillestare prej 1.200 eurosh, shëndetësi të fortë publike dhe arsim cilësor
- “Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove’”- BIRN: Nga podiumi në prapaskenë, dhjetëra gra dhe të reja kanë marrë role kyçe
- 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
- “Asnjë qeveri nuk është mbi popullin e saj”, “ Rama u tha ‘f*ck you’ shqiptarëve”- Diaspora i drejtohet liderëve të Evropës: Shqipëria nuk është në shitje
- Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Krimi Ekonomik sekuestron dokumentet e AKU-së mbi kontrollet në kompaninë “SORI-Al” që ofronte ushqimin

