Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ka ndodhur sot në mëngjes në komunën Kisella Voda të Shkupit. Dëshmitarët thanë se një person është hedhur nga ndërtesa në rrugën Mihaill Çakov,vetëvrasje rreth orës 8 të mëngjesit. Bëhet fjalë për një djalë të ri, identiteti i të cilit ende nuk është i njohur. Për momentin nuk dihen motivet, por forca të shumta policore janë në vendngjarje.
Author: Rilinda
Përfundoi koha kur zhvendosja e të rinjve, fshirja e të papunëve nga evidenca dhe numra të porositur nga institucione të kontrolluara, VMRO-DPMNE-ja ka mundur ta tregojë si ulje të papunësisë, reagojnë nga LSDM-ja në kumtesën e VMRO-DPMNE-së në të cilën pohohet se përqindja e zvogëluar e papunësisë është rezultat i politikave të tyre të mira ekonomike në vitet e fundit. Nga LSDM-ja theksojnë se Qeveria e re reformuese me kapacitetin e saj, rëndësinë dhe shkathtësinë, përmes mbështetjes së formave vendore dhe me menaxhim përgjegjës të resurseve shtetërore, do të sigurojë rritje reale ekonomike dhe ulje të vërtetë të papunësisë. Qytetarët,…
Qeveria e re reformuese e udhëhequr nga LSDM tregon se punon në interes të qytetarëve. VMRO-DPMNE-ja nuk do t’i ndalojë debatet dhe reformat që sjellin jetë cilësore për të gjithë, thuhet në reagimin e LSDM-së, ndaj kumtesës së VMRO-DPMNE-së të cilët kërkuan që të mos defokusohet opinioni, por LSDM-ja të punojë në realizimin e premtimeve. “Për vetëm disa ditë nga puna e qeverisë së re, qytetarët tanimë i ndjejnë ndryshimet që sjellin jetë cilësore për të gjithë. Nxënësit, mësuesit dhe prindërit janë liruar nga stresi që ju shkaktonte testimi ekstern. Ka përfunduar koha kur pa konsultime me qytetarë, janë sjellur…
Me vendimin e fundit të Komisionit rregullatorë për energjetikë i sjellë në fund të muajt maj, benzini është shtrejtuar për një denarë kurse diseli dhe vaji i lehtë për amvisëri për 1.5 denarë. Çmimi për litër i eurosuper BS-95 kushton 64 denarë, eurosuper BS-98 kushton 66 denarë, eurodizel DEV kushton 50.50 denarë, ekstra vaji për amvisëri El-1 kushton 39 denarë për litër. Çmimi në shitje me pakicë i mazutit M-1 NS është rrit për 1.130 denarë dhe kushton 26,382 denarë.
Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët kanë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve të zëvendës-ministrave dhe sekretarëve shtetërorë. Ende mbetet jo-zyrtarisht andaj dhe emrat nuk bëhen të ditur akoma, por sipas informacioneve konfidenciale, lista e emrave për këto pozicione do të mësohet këtë fundjavë. Burime partiake për TV21 konfirmojnë se për BDI janë rezervuar 4 poste të zëvendës-ministrave përderisa për Aleancën për Shqiptarët janë rezervuar 2 të tilla. BDI do të ketë këto poste të zëvendës-ministrave: Zv/ministër i Punëve të Brendshme Zv/ministër i Arsimit Zv/ministër i Mbrojtjes Zv/ministër i Financave Ndërsa, Aleanca për Shqiptarët do të ketë këto…
Qytetarët në Komunën e Bogdancit nesër do të votojnë nëse janë kundër ose pro ndërtimit të minierës së bakrit në Kazandol. Të drejtë vote kanë 7 mijë qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore, të cilët do të votojnë në 12 vendvotime, përcjell Telegraf. Që referendumi të jetë i suksesshëm duhet së paku në votim të dalin së paku gjysma e të regjistruarve në listën zgjedhore. Shumica e qytetarëve që do të dalin në votim, do të vendosin edhe për vendimin përfundimtar, të cilin pushteti lokal duhet ta zbatojë. Më 18-tin e këtij muaji referendum do të mbahet edhe në Dojran,…
Punëtori informative për të rinjtë të cilët dëshirojnë të mësojnë për artin e përcjelljes së mesazhit përmes vizatimeve, do të mbahet sot në Shkup nën organizimin e “Osten Art”. Kjo punëtori është në kuadër të projektit “Dozë satire për demokraci të shëndetshme”, i cili është i dedikuar për gjithë të rinjtë prej moshës 14 deri 20, të cilët duan të mësojnë më shumë për karikaturën si medium vizual. Siç është paralajmëruar, punëtoria do të mbahet në Katin amerikan në Shkup dhe do ta udhëheqin karikaturisti Dragan Popovski dhe edukatorja Lulika Shundovska./
SHPËTIM POLLOZHANI MALL PAZARI ME POLITIKANE TE SKADUAR Ne skenen politike te vendit shqiptaret jane shderruar ne mall pazari me politikane te skaduar( me ndonje perjashtim te vogel) dhe me çmim te ulet. Ne as maqedonasit nuk na marrin seriozisht . Kujtoni vetem deklaraten e Gordana Jankullovshes dhe te Protugjerit, dhe, te gjitha do t’i keni te kjarta, …. ,”per dy dite i pasrojme punet me shqiptaret,”. Zaevi nuk premtoi gje veç shtetit unitar dhe kushtetutes qytetare ku pakicat skurse qe jane: shqiptaret, romet, serbet… do ti kene te gjitha te drejtat. Derisa nuk e degjojme fjalen Konsenzus dhe fjalen…
Nuk ndalen reagimet ndaj deklaratës së Zaevit se, Qeveria e gabuar ka gabuar kur votoi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Deputetë shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë deklaratën se, Qeveria e re do të jetë neutrale në këtë çështje, e kanë konsideruar si të ngutur dhe mbështetje të interesave fetare serbe. Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA thotë se Zaevi si kryeministër i ri, është ngutur me vlerësimin për Kosovën. Sipas tij, Zaevi duhet të veprojë në parim mbi interesat shtetërore me Kosovën e jo, siç shton ai, të flas për interesa fetare serbe në Kosovë. “Si kryeministër, Zoran Zaevi duhet…
Prokuroria Speciale Publike (PSP) deri në fund të muajit do të dorëzojë dhjetëra aktakuza në Gjykatën Themelore Shkupi 1, pasi që nuk ka arritur që t’i përfundojë një pjesë të madhe të hetimeve të filluara. Ashtu siç mëson javorja “Fokus”, Prokurorisë i ka ngelur vetëm që një pjese të të dyshuarve t’u merret dëshmi, ndërkaq sot në PSP janë ftuar të dyshuarit e rastit “Talir” për financim të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së. Në mesin e hetimeve të mbaruara janë pjesa më e madhe e rasteve në të cilat deri më tani ka punuar si “Titanik”, “Fortesa”, “Tank”, “Tender”, “Tortura”, “Total”, “Tifani”,…
Shfrytëzuesit e telefonit mobil nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina që nga 1 korriku i këtij vitit do ta kenë mundësinë e çmimit më të ulët për thirrjet roaming. Informacionin e ka pohuar edhe Vlladica Tintordrejtoreshë e Agjencisë rregullative për komunikime elektronike të Serbisë në CEE SUMMER mbledhjen e katërt të operatorëve telekomunikativ. ”Është interesane rritja e nevojave të mobil internetit dhe shkëmbimi i të dhënave në dy vitet e fundit për 200%, çka është rezultat i jashtëzakonshëm. Edhe një ulje të çmimit të roamingut do të kemi që nga 1 korriku, kurse për zvogëlimin e…
“Të ndryshohet Statuti i VMRO-DPMNE-së për demokratizim themelor të partisë”, kjo është kërkesa e Shtabit Republikan për demokratizim të brendshëm në VMRO-DPMNE. Në konferencën e sotme për shtyp të cilën e kanë mbajtur jo në hapësirat e partisë, por në një hotel në Shkup, koordinatori i Shtabit Republikan për reforma në VMRO-DPMNE, Aleksandar Mihajllovski, tha se shumë detyra partiake në periudhën e kaluar janë bërë pa dëshirë të sqinqertë dhe përkrahje të anëtarëve, simpatizuesve dhe aktivistëve. Ai tha se Statuti i tanishëm është plotësisht jo-demokratik. “Ju ftojmë që në mënyrë masive ta përkrahni iniciativën për demokratizim dhe modernizim të partisë…

