Pas arrestimit në zonën e Plepave në Durrës, Ergys Agasi është transportuar drejt Tiranës, së bashku me Uliam Shpatarakun, ish-punonjësin e Policisë së Shtetit.
Dy të arrestuarit janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Tiranës, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen detajet e operacionit dhe akuzat konkrete ndaj tyre.
Arrestimi i Agasit lidhet me hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t, ndërsa Shpataraku dyshohet se akuzohet për përkrahje të Agasit. Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.
Kush është Ergys Agasi?
Ergys Agasi është një emër i njohur në hapësirën publike, i lakuar gjatë viteve të fundit si në debatin politik, ashtu edhe në raportimet investigative mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë. Emri i tij ka qenë në qendër të akuzave të përsëritura nga politika në vend, e cila e ka cilësuar si një personazh me ndikim të fortë prapaskene në vendimmarrje politike, emërime administrative dhe lidhje me pushtetin e mazhorancës.
Në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK për dosje të bujshme të korrupsionit, pastrimit të parave dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, Agasi ishte shpallur në kërkim zyrtar pasi më parë ndaj tij ishin ushtruar kontrolle banese dhe sekuestro pasurish.
The post U arrestua bashkë me njeriun e Prodës te Plepat në Durrës, Ergys Agasi dërgohet te drejtoria e Policisë së Tiranës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


