Sot në ora 16 e 30 minuta, shefi i Komitetit Drejtues për koordinimin dhe sistemit të menaxhimit për menaxhimin e krizës, Ministri aktual i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski do të vizitojnë zonën e përmbytur në Poroj të Tetovës, ku dje pasdite ka pasur vërshime të mëdha në këtë zonë. Në këtë vizitë pritet të marrë pjesë edhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, të cilët do të njihen nga afër me aktivitetet e ndërmarra për të riparuar pasojat e stuhisë, dhe ku priten të përfshihen më shumë institucione shtetërore dhe lokale.
Author: Rilinda
Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende moti do të jetë jostabil, me vranësira, me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, informon DPHM. Nga atje theksojnë se nesër nga fundi i ditës pritet në disa vende të ketë destabilizim më të shprehur që do të shoqërohet me reshje të fuqishme dhe të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të fuqishme dhe me dukuri të breshrit, vende-vende proceset do të shprehen edhe në formë të motit të lig. Të enjten do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe nga gjysma e dytë e ditës do të shfaqet stabilizim gradual…
Paraqitjen e parë në një manifestim zyrtar pas zgjedhjes si kryeministër, Zoran Zaev e ka pasur në konferencën para Femrave të punësuara në sektorin energjetik. Zaev është shprehur i mahnitur nga ky rast, duke thënë se dëshiron që puna e tij të jetë e bukur si gratë në Maqedoni”. “Kjo është dita ime e parë, aktiviteti i parë, paraqitja e parë dhe paramendoni me femrat, në temën energjetikë. Shpresoj se edhe puna ime do të jetë e bukur , e mençur, e suksesshme dhe produktive, sikurse i kemi femrat në Maqedoni”, ka thënë Zaev. Ai premtoi se qeveria e re…
Në mbledhjen e dytë të qeverisë së re, që është në vijim, Pece Mirçevski është zgjedhur udhëheqës i shërbimit të përbashkët për çështje të përbashkëta dhe të përgjithshme në Qeverinë e Maqedonisë, njofton Tv 24. Vendimi vjen pasi paraprakisht është shkarkuar udhëheqësi i deritanishëm, Vase Donev, transmeton Gazeta Lajm. Në rendin e ditës të mbledhjes së dytë të qeverisë do të shqyrtohen edhe çështje tjera kadrovike.
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ka realizuar takim pune me Ambasadorin e Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Samuel Zhbogar. Nga MPJ-ja bëjnë të ditur se Dimitrov e ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për zbatim të plotë të reformave kyçe që do të ndihmojnë hapjen sa më të shpejtë të rrugës drejt udhëzimit të pakushtëzuar për të filluar bisedimet për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e përbashkët për një veprim dinamik të përbashkët në drejtim të realizimit të këtij qëllimi./Almakos
Jemi turrur pa menduar sa duhet e si duhet për turret! Jemi vonuar shumë, pamatshëm shumë në histori. Jemi vonuar në të gjitha fushat e jetës shoqërore e të krijimtarisë shpirtërore. Nuk i kemi përjetuar kur duhet, si duhet dhe sa duhet as Rilindjen e Humanizmin Evropian, as Racionalizmin, as Iluminizmin, as Romantizmin, as Realizmin e as prirjet Moderne. Jemi vonuar të bëjmë shtetin kombëtar dhe jemi vonuar të bëjnë gjuhën e njësuar letrare kombëtare, gjuhën standarde. Jemi vonuar të urbanizohemi dhe jemi vonuar të emancipohemi. Prej feudalizmit oriental kemi kaluar në komunizmin pa e përjetuar kapitalizmin. Për të gjitha…
Qeveria në mbledhjen e sotme pritet të nisë procedurën për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm republikan Marki Zvrlevski mëson Telma. Më parë, kryeministri Zoran Zaev i bëri thirrje publikisht atij që të japë dorëheqjen, por ai nuk e ka bërë. Sipas procedurave ligjore, Qeveria pas mendimit paraprak të Këshillit të Prokurorëve Publikë në parlament dorëzon propozimin për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë. Prokurori publik mund të shkarkohet nga detyra para skadimit të mandatit pë arsye të: paligjshmërisë, nëse nuk e kryen punën në mënyrë efikase dhe profesionale, nëse me sjelljet dhe veprimtaritë e tij tregon se…
VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate ka theksuar se ‘Qeveria e re nuk humb kohë të arsyetojë epitetin antirefomues. Nga partia theksojnë se ‘masa e parë e Qeverisë së OBRM-PDUKM në vitin 2014 ishte Ligji për shlyerjen e borxheve, kurse masa e parë qeverisë e LSDM-së në vitin 2017 është rënimi në diçka çka më është e ndërtuar, njofton AIM. ‘Rënimi i gardhit rreth ndërtesës së qeverisë dhe ndërprerja e programit ‘Cambride’ janë prioritete të Zoran Zaevit dhe ekipit të tij’. Nga partia thonë se, qytetarët janë kundër reformave të LSDM-së, kundër realizimit të Deklaratës së Tiranës. Qytetarët presin bisedime për…
Ish-zv/kryeministri,Nikolla Todorov një ditë përparta se të zgjidhet qeveria e re ka shpallë vendim në Gazetën Zyrtare që Nikolla Gruevski të mund të shfrytëzojë dy vetura zyrtare Volkswagen Passat 3C”. Vendimi në Gazetën Zyrtare është publikuar më 1 qershor, ditën kur me punë ka filluar Qeveria e re reformuese. Ky vendim i Todorovit vlen vetëm për Nikolla Gruevskin. Me këtë vendim, Gruevski do të mund t’i shfrytëzojë të dy veturat. Todorov ditëve që po largohej nga posti zv.kryeministrit ka shkarkuar dhe emëruar , ka hapur dhe ka mbyllur disa konzulata. Përveç këtyre veturave, Nikolla Gruevski do të shfrytëzojë dhe sigurim…
Komuna e Karposhit dje në bashkëpunim me organizatën ekologjike ‘Zero mbeturina’ në hapësirat e Fakultetit për turizëm dhe menaxhim, kanë shënuar Ditën botërore të mjedisit jetësor, përcjell Telegrafi. Në kuadër ekoaksionit të prillit janë mbledhur mbeturina elektronike dhe elektrike, të cilët qytetarët e Karposhit e kanë pasur. Aksioni ka qenë me karakter edukativ, veçanërisht për banorët më të rinj të Drejtorisë për vetëqeverisje. Tre shkolla të Karposhit së bashku kanë mbledhur 2.2 ton mbeturina. Shkollat të cilat mblodhën më shumë mbeturina, morën edhe çmime për kontributin e tyre, siç, televizor, printer, frigorifer.
Veljusa është njëri nga rajonet më të përfaqësuara të fushës së Strumicës që prodhon sasi të shumta të frutave ku ka filluar vjelja e qershive. Megjithatë, pemtarët hasin në probleme me shitjen e qershive deri sa të arrihet një çmim i pranueshëm për blerësit. Bujqit thonë se çmimi ndryshon çdo ditë, pasi që nuk ka blerje të organizuar, por tregtarët blejnë sasi të caktuara. Blerja e qershive në këtë rajon ka filluar qysh para dy javësh. Çmimi fillestar ishte 60 denarë për kilogram, por blerja nuk është e vazhdueshme dhe kjo ndikon në ndryshimin e çmimit.
Lumi që kalon nëpër fshatin Poroj edhe dje ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në fshat. Rrjedha e pa kontrolluar e këtij lumi ka marrë me vete edhe gurëz, drunj, baltë, rërë dhe urën që lidh dy pjesët e fshatit. Rruga magjistrale Tetovë-Jazhincë është bllokuar që dje nga ora 17 dhe ka krijuar tollovi në komunikacion. Telegrafi Maqedoni ishte në mesin e banorëve të frikësuar të cilët vetëm na treguan se kanë pasur shumë frikë, pasi gjatë vërshimeve janë ndalur edhe uji edhe rryma. https://www.facebook.com/telegrafi.maqedoni/videos/1112051642233309/ https://www.facebook.com/telegrafi.maqedoni/videos/1112049932233480/ https://www.facebook.com/telegrafi.maqedoni/videos/1112052112233262/ https://www.facebook.com/telegrafi.maqedoni/videos/1112048338900306/

