Author: Rilinda

Shqiptarët janë populli më i politizuar i Europës. Përfundimi del nga një sondazh i përbashkët i Bankës Botërore dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, të cilat kanë pyetur 51 mijë familje në 29 vende të ndryshme të Europës dhe Azisë Qendrore. Sipas vrojtimit, në Shqipëri rreth 21 përqind e popullsisë është e anëtarësuar në një parti politike. Sipas BERZH-it, e ndarë sipas gjinisë rezulton se 15 përqind e grave dhe 27 përqind e burrave shqiptarë kanë në xhep teserën e një partie politike. Kjo është shifra më e lartë jo vetëm në Europë, por edhe ndërmjet ekonomive të ngjashme…

Lexo më Shumë

Në enterierin e ri të ndërtesës, për rregullimin e të cilit, Qeveria e ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka harxhuar 5.2 milionë euro ka edhe 7 portrete t ë kryeministrave të deritanishëm që nga parvarësia e Maqedonisë të cilët janë pikturuar në teknikën e ngjyrave të vajit në pëlhurë. Enterieri i Qeverisë është rinovuar me gjësende luksose, me dysheme të shtrenjtë prej truri, tavolinë të rrumbullakët, dyer druri, por dhe abazhurë të mëdhenj. Sipas të dhënave për prokurim publik, nga buxheti shtetëror për enterierin janë harxhuar 5.2 milionë euro. Rinovimi i brendshëm ishte pjesë e ndryshimeve të fasadës së Qeverisë, si…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me të reshura të shiut në vende malore. Temperaturat e ditës pritet të lëvizin nga 14 deri në 28 gradë celsius. Pritet që të ketë lagështi të ajrit prej 79% ndërsa shpejtësia e erës do të ketë 2 km/h.

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Zaevit për koalicionim me BDI-në, analisti dhe ambasadori Arsim Zekolli e konsideron si barsoletë seriozitetin e premtimit të kryeministrit të ri, “duart e politikanëve do të jenë larg drejtësisë dhe shtetit juridik”. Si shembull për të bazuar këtë vlerësim të vetin Zekolli e përmend dhënien në mënyrë eksprese nga ana e PSP-së, të vërtetimeve pr “pafajësinë” e anëtarëve të kabinetit të Zaevit. “Një ditë pas, dielli i ri mbi Maqedoni fuqishëm ndriçoi të vërtetën se me largimin e Gruevskit nga Qeveria, u largua edhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Epilog që paraprakisht garanton mbijetim të DPMNE-së dhe…

Lexo më Shumë

Të dalësh në rrugë dhe të zgjasësh dorën, s’është e lehtë, por rastë të tilla fatkeqësisht, ka shumë në Maqedoni. Një prej tyre është edhe zonja Xhemile. Gjendja e rëndë ekonomike, dhe kushtet e vështira e detyrojnë nënë e 6 fëmijëve nga fshati Batincë, me djalin e sëmurë në krah të dalë në rrugët e Bit Pazarit për të kërkuar lëmoshë. E zënë ngusht nga mjerimi në të cilën jeton, që bëhet edhe më i vështirë kur në familje janë 3 anëtarë të sëmurë, ajo e ka parë këtë si të vetmen mundësi për të fituar pak para. “Djalin e…

Lexo më Shumë

Shkup, 1 qershor Që në ekzistimin e Republikës së Maqedonisë, institucionet e shtetit kanë qenë të përfaqësuar edhe nga shqiptarët. Por, me shumë sfida e barriera. Gjatë këtyre viteve kemi kaluar nga sistemi një partiak në shumë partiak. Në praktikë kjo ka ecur shumë ngadalë, nga një sistem në një sistem tjetër, sot demokratik. Sipas analistit Alajdin Demiri, pozita e individit shqiptar, qoftë politikan apo diçka tjetër dhe pozitën e shqiptarëve, e sheh si një konflikt bazik. “Po të bëjmë një vështrim si ka funksionuar sistemi i kaluar, do të shohim se ai ka funksionuar me më pak persona shqiptar,…

Lexo më Shumë

Shkup, 1 qershor Sivjet frutat, në treg vijnë nga Greqia, Italia, Kolumbia, Irani, por edhe nga vendet tona, kryesisht pjesa lindore e Maqedonisë. Në tregun e Bit Pazarit, janë një mori tezgash, që shesin pemë, perime, por edhe gjësende të tjera, që janë nevojë e përditshme e njerëzve. Gjendja e vështirë ekonomike ka bërë që tregu të jetë i zbrazur, me pak blerës. Këtë e shprehin edhe shitësit, në këtë pjesë të tregut. Por, çmimet e frutave sivjet dallojnë pak nga vitet e tjera. Për frutat sezonale shitësit thonë se janë me çmime më të larta, por kjo ndodh, sepse…

Lexo më Shumë

Ministri për Evropë Alan Duncan ka uruar Maqedoninë për përparimin pozitiv pas krizës së tejzgjatur politike. Duncan në një njoftim thotë se formimi i Qeverisë së Maqedonisë është mundësi që vendi të bashkohet për interesat e gjithë qytetarëve. “Uroj Maqedoninë për formimin e qeverisë së re. Kjo është një mundësi që gjithë vendi të bashkohet për interesat e gjithë qytetarëve në Maqedoni dhe rajon. Do të bashkëpunojmë me qeverinë e re, që gjatë punës së tyre të realizojnë reforma të rëndësishme, sidomos forcimin e sundimit të së drejtës dhe përparim në rrugën e integrimeve në institucionet euroatlantike”, thotë Duncan. /Almakos.com

Lexo më Shumë

Kreshnik Bekteshi sot zyrtarisht morri postin e Ministrit të Ekonomisë. Ai e mori detyrën nga paraardhësi i tij Driton Kuçi. Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të funksionit ministri i deritanishëm Kuçi ka njoftuar homologun e tij Bekteshi me projektet gjatë mandatit të tij dhe me kompetencat që bartë Ministria e Ekonomisë, duke theksuar domosdoshmërinë e funksionimit të qëllimeve ekzistuese, siç janë rritja ekonomike, tërheqja e investimeve të huaja, rritja e eksporteve dhe përmirësimii vazhdueshëm i klimës së biznesit, ndërsa i uroi punë të suksesshme ministrit të ri. Ministri i ri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ceremonisë tha se ia fillon këtë…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një 57 vjeçar nga Velesi, i identifikuar si Ljubço S. pasi tentoi të vriste ish ministrin Nikolla Todorov. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Jozyrtarisht mësohet se i moshuari që ka gjuajtur është gjyshi i Tamarës e cila humbi jetën për shkak të neglizhencës së ministrisë së shëndetësisë për ta dërguar për shërim jashtë shtetit.

Lexo më Shumë

Ministrja e re e Mbrojtjes Radmila Sekerinska, sot me dorëzim pranimin e detyrës nga paraardhësi i tij, Zoran Jolevski, morri funskion e saj si ministre e Mbrojtjes. Shekerinska premtpi se Maqedoninë do ta kthejë në rrugën drejt NATO-s dhe për të rindërtuar ushtrinë. “Maqedonia ka një ushtri të fortë dhe të qëndrueshme. ARM-s i duhet dhe ka nevojë për një restaurim të plotë, unë e di se si është kur uniformat janë të vjetra dhe me çizme të grisura “, iu drejtua ministrja e re e ARM-së. Ajo gjithashtu premtoi se do të përpiqen për të ruajtur unitetin e shtetit.

Lexo më Shumë

Të dielën, më 4 qershor, në rajonin e Qytetit të Shkupit do të fillojë spërkatja e parë terestike kundër mushkonjave. Dezinsektimi do të zbatohet deri të enjten, 8 qershor 2017, në periudhën prej orës 23:00 deri në orën 04:00 ditën e ardhshme. Nëse kushtet e motit nuk janë të volitshme, spërkatja do të bëhet ditën e parë të ardhshmen pas përmirësimit të motit. Qyteti i Shkupit apelon që bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Lexo më Shumë