Shkup, 2 qeshor –
Në Qendrën Informative Kulturore u organizua ekspozitë me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të piktorit Bedri Saraçini (1943 – 2016). Ai njihet për punën e tij të palodhshme dhe me një mori veprash. Ishte pedagog – piktor, ku edhe u shfaq përpara artdashësve me ekspozitat e tij. Në punime përdorte teknikë dhe stilin e tij, me të cilin prezantohej në pikturat. Drejtorja e QIK-ut, Sermine Purrini përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit, për pjesëmarrjen në hapjen e ekspozitës së piktorit të ndjerë Bedri Saraçini, në kujtim të krijimtarisë së tij artistike. “Bedri Saraçini ishte një piktor briliant, unë kisha fat që e kam njohur, ishte një piktor me vlera të mëdha intelektuale, kombëtare dhe mbi të gjitha njerzore. Shoh sonte shumë familijar, miq dhe artëdashës që kanë ardhë ta kujtojnë piktorin e dashur për të gjithë ne”, tha Purrini. Piktori Reshat Ameti para të pranishmëve shprehu mirënjohje dhe ngushillime familjarëve. “Mburem që e kam patur shok e koleg, ai ishte një familjar i mirë, një artist. E veçanta e tij ishte se nuk dallohej vetëm si artist, por edhe si qenie e mirë njerëzore, bisedonte dhe dëgjonte. Pra, ai shte një pedagog, ku gjithë artistët kishin dëshirë të shkëmbejnë bisedë. Jetën nuk e shihte me egocentrizma, xhelozi, po si vetë botën e artit. Ai kishte dimenzionin njerëzor dhe kjo ishte e bukura. Nuk e përceptonte dot që ai që kishte botën e artit të ishte çnjerëzor. Niveli i artistit Bedri lejonte hapsirë për bashkëpunim dhe afrim. Si fillim jemi takuar në vitin 1992, në hapsirën e një shkolle, në Shkup. E njoha si një njeri shumë i hapur në komunikim, me diapazon të gjërë mbi fushën e artit. Që në atë vit e deri kur ai u largua ishim bashkë në ngjarje të artit figurative. Shpesh jemi kritikuar, por edhe vlerësuar nga njëri tjetri. Ai përherë kishte dëshirë të merr pjesë në ekspozita, por edhe të bëjë ngjarjet e veta, me pikturat e tij, që t’i dhurojë kombit shqiptar, diçka nga vetja”, tha Ameti. Ndërsa, kryetari i shoqatës “Sofra Gjakovare”, Mazllom Ymerhalili, tha fjalë miradie dhe dhuroi një pllakatë, si shenjë mirënjohje, familjarëve. Bedri Saraçini ka përfunduar Akademinë Pedagogjike në Shkup dhe Akademinë e arteve të Bukura në Prishtinë. Krijmaria e tij kalon nëpër disa faza artistike, nga realizmi në impresionizëm dhe ekspresionizëm. Ka përpunuar motive të ndryshme si: rrënojat, ndryshimet tektonike, vullkane, përmbytjet dhe të tjera. Saraçini ka pasur 15 ekspozita personale dhe gjithashtu ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në Maqedoni dhe Shqipëri.
D.K
Almakos.com
Data 26.08.2026
Aktuale
- Qiproja Turke kritikon përpjekjet e Qipros Greke për të penguar kampin stërvitor të futbollit të Barcelonës
- (VIDEO) Çdo i dhjeti fëmijë është ekspozuar ndaj eksploatimit seksual
- BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së Shkup- Bllacë
- (VIDEO) Gjykata e Apelit mbështet lirimin e Gruevskit nga akuzat në çështjen Talir 2
- Udhërrëfyes për ngritjen e nivelit industrial të automjeteve me energji të re
- Bill Gates: Bota nuk është e përgatitur për atë që po vjen
- Pronari i “One Albania”/ Nga falimentimet tek evazioni, si u bë Jászai një nga oligarkët më të fuqishëm të Hungarisë
- Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore


