Pas pesë viteve Gjykata Supreme nesër do duhet të vendos për ankesën e shtatë të dënuarve të rastit “Monstra” të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës.
Gjykata Supreme ka caktuar seancën pesëmbëdhjetë muaj pasi që pala mbrojtëse e ankimoi aktgjykimin e Gjykatës Penale dhe të Apelit.
Autoritetet e atëhershme, ministrja punëve të brendshme Gordana Jankulloska si dhe zëvendës ministri i saj, Xhelal Bajrami rastin në fjalë e etiketuan si një akt terrorist islamik.
U arrestuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm disa shqiptar, ndërsa para medieve ndodhi një teatër i paparë i arrestimit të motrave dhe nënave shqiptare nga ana e policisë maqedonase./Almakos

