Në një intervistë për Faktor, kryetari i lidhjes social-demokrate të të rinjëve, tha se në Maqedoni është i rëndësishëm arsimi modern dhe funksional, ku nxënësit të fitojnë dituri dhe kualitet ndersa arsimtarët të jenë të ngritur në bazamentin shoqëror, njohton Almakos.
“Gabime të bëra në shpejtësi dhe në reforma joproduktive do të zgjidhen në etapa dhe sistematikisht, përmes debateve kreative, propozimeve dhe ideve do përpiqemi të krijojmë një model më të mirë të arsimit në Republikën e Maqedonisë”.
Ai më tej theksoi se është sjellë ligj për heqjen e testimit ekstern.
“Hapi i parë është heqja e ligjit më të kritikuar-testimit ekstern. Kemi sjellë ligj për heqjen e testimit dhe meqe nuk kemi te bëjmë me një materie të ndërlikuar, ligji do të tërhiqet me procedurë të përshpejtuar.
Deri sa ta shfuqizojmë testimin ekstern dhe Kembrixhin, duhet ta kemi të qartë se qëllimi ynë është të shpëtojmë një gjeneratë nxënësish dhe arsimtarësh nga testimi, tha Bogoev”./Almakos

