Hazbi Lika – zv/ kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve

Lika në opinion gjithashtu është i njohur si Komandant i ish-Bdrigadës 112 Mujdin Aliu të UÇK-së dhe për kontributin e dalluar të tij dhe familjes së tij për kauzën kombëtare. Ai gjithashtu ka lënë gjurmë të pa kontestueshme gjatë periudhës kur ka qenë Kryetarë i Komunës së Tetovës, duke realizuar projektet më të mëdha të infrastrukturës që njeh Tetova pas 1945 e deri më tani. Kontributi i Likës është i pa kontestueshëm edhe gjatë periudhës kur ishte Zëvendës Ministër i Punëve të Brendëshme, sepse është periudha e vetme kur shqiptarët në MPB e kanë ndier vetën të fuqishëm dhe të përfaqësuar.
Hazbi Lika ka qenë një ndër zërat më kritik brenda BDI-së që nga 2008 së bashku me Rafis Alitin, Fatmir Deharin dhe të gjitha forcat progresive brenda BDI-së që kanë kërkuar reforma thelbësore brenda subjektit. Kjo na jep shpresë se z. Lika dë të vazhdojë të jetë zëri i reformave brenda qeverisë së re dhe brenda subjektit të tij.
Bujar Osmani – zv/kryeministër për integrime evropiane

Osmani ka titullin specialist -kirurg të cilin e ka marrë në Klinikën për Kirurgji digestive. Specializimin ai e ka përfunduar në Shkup dhe në Londër në qendrën për transplantimin e mëlçisë dhe kirurgjisë abdominale.
Gjatë mandatit të kaluar ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, ndërsa aktualisht vepron si mjek në Klinikën e Shkupit, ndërsa është edhe zëdhënës i BDI-së.
Sadulla Duraku – ministër i Ekologjisë

Ka punuar si profesoir i lëndëve teknike deri në vitin 2000. Ka qenë doganier i lartë në vitet 2000-2001.
Angazhimi politik
Zv/drejtor i Doganave të RM-së
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujëra
Deputet në Parlamentin e RM-së, 2006-2010
Kryetar i Komunës së Likovës
Bylent Salihu – ministër i Drejtësisë
Salihu ishte anëtarë i kryesisë qendrore të BDI-së. Ai vjen nga dega e Vrapçishtit.
Paraprakisht ka qenë drejtor në dy drejtori, fillimisht në NP “Komunales” në Vrapçisht, pastaj drejtor në Inspektoratin e Gjuetisë dhe Pylltarisë të Maqedonisë.
Ai ka qenë edhe ushtar i UÇK-së në luftën e vitin 2001 në Maqedoni.
Me dikasterin e drejtësisë kohëve të fundit kanë udhëhequr vëtem kuadro nga rrethi i Gostivarit. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 këtë post e mbante Prof. Dr. Adnan Jashari nga Debershi i Gostivarit. Pas tij në këtë pozitë erdhi Valdet Xhaferi nga Gostivari, i cili akoma është ministër i drejtësisë në Qeverinë teknike deri në formim të qeverisë së re.
Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
Kreshin Bekteshi është nga Kërçova, i lindur në vitin 1985, studimet i ka mbaruar në Sheffield të Britanisë së Madhe.
Ai fillisht ka punuar në Agjensinë për investime të huaja, më pastaj ka punuar si promotor ekonomik në Bruksel dhe në Bern.
Ramiz Merko – ministër pa resor

Ka qenë kryetar i Komunës së Strugës.
Aktivitetet në Kuvend:
Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Anëtar
Komisioni për Transport, Komunikim dhe Mjedis, Zëvendës Kryetar
Komisioni Legjislativ, Anëtar
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Anëtar
Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, Anëtar



