Author: Rilinda

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, profesori i drejtësisë Ljubomir Fërçkoski, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante dhe me sarkazëm në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, duke ofruar edhe disa propozime se si të veprohet më tej. Ai për agjencinë e lajmee Makfax shprehet se Gruevski duhet të shkojë në burg, Zaevi do të jetë kryeministër, që do të thotë, sipas tij, se viti ka filluar mirë. ”Ky vit ka filluar mirë. Zaevi është kryeministër, Murinjo sipas të gjitha gjasave vjen në Shkup, dhe kompletimi i tretë është Gruevski në Shutkë. Pra, ky është trekëndëshi dhe viti është…

Lexo më Shumë

Juria kryesore e udhëhequr nga Marina Tuneva, cmimin për storje më të mirë hulumtuese i’a dha gazetarit Aleksandar Dimitrievski, për historinë “ Subvencionet e bimëve dhe prodhimi blegtoral “ publikuar në rrjetin kërkimor Prizma. Vendi i dytë i takoi Zoran Jovanovski për storien “Hiri i vdekjes” e botuar në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat M. Ndërsa, vendi tretë i takoi Slavica Filipovska me temën “Pasaportë Bullgare për Maqedoni të pastër “ poashtu edhe kjo e botuar në emisionin “360 gradë”. Pas ndarjes së cmimeve, shefi i delegacionit të UE në Maqedoni, Samuel Zhbogar, tha se gazetarët janë nën presione…

Lexo më Shumë

Sead Koçan. Një biznesmen kontrovers, i cili rritjen e tij marramendëse e përjeton në vitet e fundit të qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, shkruan SCOOP. Transmet. Firma e cila zgjerimin dhe rritjen e saj e ndërtonte me tenderët e shtetit. Dhe në pesë vitet e fundit ka pasur 11 tenderë me një vlerë më të madhe se 1 milion euro, të cilët kanë pasur një vlerë totale prej mbi 56 milionë euro. Tenderi me vlerën më të madhe prej tyre arrin në 38 milionë euro dhe është fituar në vitin 2013 nga ana e kompanisë ELEM. Tenderi është për nxjerrjen e qymyrit…

Lexo më Shumë

Në disa degë dhe struktura të BDI po vlon nga pakënaqësitë, për shkak të paralajmërimeve se ato mund të ngelen pa poste ministrore. Siç mëson INA kjo atmosferë po ndodhë në Strugë, Kumanovë, Tetovë, Studeniçan, pasi që paralajmërimet janë se këtyre degëve u ishte premtuar gjatë kohë se do të kenë ministra. Burime të Strugalajm nga BDI konfirmojnë se tashmë piketat për prezantimin kadrovik të kësaj partie në qeverinë e ardhshme me Kryeministër Zoran Zaev janë vendosur. Integristët sipas këtyre burimeve do të shkojnë me një kombinim emrash duke përfshirë kuadro të dëshmuar të partisë,ashtu edhe me emra të rinj…

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një komunikate informon se për disa ditë do të formohet Qeveria e re reformuese që do të zbatojë politika përgjegjëse ekonomike, të cilat do të kontribuojnë drejt rritjes ekonomike me çka, siç thonë, shpejtë do të fillojë zbatimi i reformave të vërteta për ngritjen e ekonomisë të cilat do të thonë jetë cilësore për qytetarët. “Sot, madje edhe guvernatori i BPRM, Dimitar Bogov i cili në mandatin e deritanishëm heshtte lidhur me politikat e qeverive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, me rishikimin e shkallës së rritjes ekonomike në 2,5 për qind i konfirmoi hapat katastrofike ekonomik të pushtetit të…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti dhe aktualisht zyrtar i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, në profilin e tij në Facebook, ka kritikuar kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Ibrahimi theksopn se dikur Ali Ahmeti u quajt kriminel, vrasës e tradhëtar duke aluduar te Sela, e që ky i fundit duke i thirrur në rrugën e Arbër Xhaferit, ndërsa sipas Ibrahimit, Sela me vlersimet e mbrëmshme del që ‘revolucionari’ paska qenë në rrugën e Ahmetit. Sa e sa mashtrues, manipulant dhe tuxhar politik të këtij lloji na kanë defiluar ne skenën politike. Kështu që nuk ka gjasa ta befasoni opinionin shqiptar, shkruan Ibrahimi./Almakos https://www.facebook.com/orhan.ibrahimi.2000/posts/1451069134958534

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se përfaqësuesi i Agjencisë Informative të Sigurimit (AIS), Goran Zhivaleviq, me hyrjen në Kuvendin e Maqedonisë në natën kur u sulmua ajo, nuk i ka shkelur protokollet diplomatike dhe vetëm e ka kryer punën e tij. “Nuk ka marrë pjesë në vepër penale, vetëm ka raportuar për situatën në Maqedoni, pasi që Serbia, patjetër duhet të dijë se si ajo situatë do të ndikojë në interesat nacionale dhe shtetërore”, tha Daçiq. Ai shtoi se në natën e 27 prillit, më saktësisht në të enjten e përgjakshme nuk ka pasur qytetarë…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së dhe mandatri për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev ka paralajmëruar sot (e premte) përbërjen e kabinetit qeveritar, ndërsa në fundjavë formimi i Qeverisë së re, njofton Almakos. Nderkohe, nesër do të mbahet kongresi i rregullt i 22-të i LSDM-së ne hotelin Aleksandër Palas, në të cilën Zaevi është kandidati i vetëm për kryetar partije. Kongresi do të zgjidh edhe stafin e ri te Bordit Qendror të partisë , duke e pasur parasysh se muajin e ardhshëm skadon mandati i tyre.

Lexo më Shumë

Zoran Zaev pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federika Mogerini, dhe pesë kryeministrave të tjerët të Ballkanit Perëndimor, në një intervistë për DW, tha se ai pret ministra me vendime për problemet e qytetarëve, dhe jo me pyetje. Lideri I LSDM-së pret që përbërja e Qeverisë së re të dihet deri nesër dhe më së voni deri në mesin e javës së ardhshme e njëjta të votohet në Kuvend. /Almakos.com /

Lexo më Shumë

Katër mijë euro dhe stoli ari me vlerë 10 mijë euro, është vjedhur në shtëpinë e F.A. nga fshati Bogovinjë e Tetovës, shkruan Telegrafi Maqedoni. Tani për tani dihet se hajduti ka hyrë në shtëpi dhe me dhunë e ka hapur derën hyrëse. Vjedhja është hetuar nga pronari, i cili më pas me telefon e ka alarmuar policinë. /Almakos.com /

Lexo më Shumë

Lidhur me debatin se a duhet të gjitha partitë shqiptare të marrin pjesë në qeverinë e Zaevit, shkrimtari Kim Mehmeti pohon se këtë debat e nxisin ata që fitoren e popullit e barazojnë me privilegjet e burrështetasve shqiptarë. Sipas tij, pushteti është i dëmshëm për ata që nuk i sundojnë ambiciet vetjake e grupore. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plot të Kim Mehmetit të publikuar në faqen e tij të FB. “Nuk e kuptoj nga kjo vetëdije ‘intelektuale’ se partitë shqiptare e kanë të domosdoshme të jenë pjesë e cilësdo qeverie maqedonase?! Dhe kjo vetëdije politike e çoi…

Lexo më Shumë

Zjari që shpërtheu mbrëmë ku edhe u dogjën dy baraka në rrugën Zendel Xhemail Gazi Babë të Shkupit, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar,përcjellë Almakos. Policia ka njoftuar se zjarri ka shpërthyer rreth orës 3:30 në barakën e GJ.B e cila tërësisht është djegur. Më pas flakët janë shpërndarë edhe në barakën e dytë pronë e E.A, por pas ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikësve, zjarri është lokalizuar. /Almakos

Lexo më Shumë