Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se përfaqësuesi i Agjencisë Informative të Sigurimit (AIS), Goran Zhivaleviq, me hyrjen në Kuvendin e Maqedonisë në natën kur u sulmua ajo, nuk i ka shkelur protokollet diplomatike dhe vetëm e ka kryer punën e tij.
“Nuk ka marrë pjesë në vepër penale, vetëm ka raportuar për situatën në Maqedoni, pasi që Serbia, patjetër duhet të dijë se si ajo situatë do të ndikojë në interesat nacionale dhe shtetërore”, tha Daçiq.
Ai shtoi se në natën e 27 prillit, më saktësisht në të enjten e përgjakshme nuk ka pasur qytetarë serb./Almakos

