Juria kryesore e udhëhequr nga Marina Tuneva, cmimin për storje më të mirë hulumtuese i’a dha gazetarit Aleksandar Dimitrievski, për historinë “ Subvencionet e bimëve dhe prodhimi blegtoral “ publikuar në rrjetin kërkimor Prizma.
Vendi i dytë i takoi Zoran Jovanovski për storien “Hiri i vdekjes” e botuar në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat M.
Ndërsa, vendi tretë i takoi Slavica Filipovska me temën “Pasaportë Bullgare për Maqedoni të pastër “ poashtu edhe kjo e botuar në emisionin “360 gradë”.
Pas ndarjes së cmimeve, shefi i delegacionit të UE në Maqedoni, Samuel Zhbogar, tha se gazetarët janë nën presione të mëdha në vendet e punës, kanë rroga të ulëta, e megjithatë e kryejnë punën e tyre profesionale dhe objektive.
”Në emër të UE-së duam të tregojmë respekt për punën dhe betejën me të vërtetën. Gazetarët luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri dhe gazetaria lufton kundër korupsionit dhe krimit të organizuar”- tha Zhbogar në fjalimin e tij.
Cmimi I UE për gazetari hulumtuese ndahet për 3 vite me radhë, ndërsa në vitin 2016 janë lajmëruar 26 autorë me 32 storje.
Almakos.com

