Kumanova ime e shkretë! Rroshi e koshi eksperimentuan mbi kurrizin tënd. Mendjet më të liga komuniste, fashiste, nacionaliste, kuazi demokratike etj, ushtruan luftëra speciale fizike dhe psiqike mbi nënqiellin dhe popullin kumanovar. Te vrane me ligjin per nenshtetesi. Ta sollën luftën nga Kalaja dhe Malësia e Tetovës, ku as predhat nuk arrinin, ta zbarkuan në rrafshin tënd, në fushën e Sllupçanit. Ta sollën diellin mbi kokë edhe në Lagjen e Trimave. Të gjitha këto janë dhembje të mëdha dhe plagë që nuk shërohen, Kumanova ime. Por ky nënçim është kapaku i gjitha të ligave. Mos na e nënçmo intelegjencën z. Ali Ahmeti, vërtetë ske mund t’i vëresh nga Shipkovica dhe Prizreni, por ka Kumanova bij dhe bija për mejdan. S’kishte nevojë ta nënçmosh deri në këtë derexhe, me Duraka, buraka e levaka…
Kumanovĕn e Sulë Hotlës, Halil Runicës, Sheh Strimes, Arif Seferit … e plot te tjerë!
Data 26.08.2026
Aktuale
- Filipçe: Ekziston marrëveshje mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për bllokimin e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme
- Aksidenti rrugor në Poroj eskalon në sulm fizik
- Mickoski: Avionët ushtarakë amerikanë përdorin çdo ditë aeroportet e RMV-së
- Qeveria e re e Hungarisë e përcakton Rusinë si “kërcënim”
- Krimi që tronditi Belgjikën/ Baba e bir u gjetën të vdekur, mediat: Mund të jetë implikuar mafia shqiptare ose turke
- Miratohet Raporti vjetor për punën e KSHPK-së për vitin 2025
- Hiqet nga Lista e Zezë e SHBA-së shqiptari nga Maqedonia e Veriut i njohur si Abu Qatada al-Albani
- Bastisje në rrethinë të Strumicës, ndalohen dy persona



