Debati në Gjykatën e Lartë për përgjimet do të vazhdojë sot për të marrë një epilog përfundimtar nëse mund të përdoren si dëshmi, ose jo, përcjell Almakos.
Vazhdimin e seancës së përgjithshme, në të cilën do të shqyrtojë raportin mbi pyetjen ligjore ” A mund që dëshmitë e siguruara në mënyrë të paligjshme të jenë prova në proceset gjyqësore”.
Në këtë diskutim do të merr pjesë edhe Mirjana Llazarova-Trajkovska, ish-gjykatëse në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në konferencën e mehershme me gazetarët, kryetari i kësaj gjykate, Jovo Vangelovski konfirmoi se diskutimi në këtë pikë është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Vangellovski shquhet për gjykatës i cili është i afërt me kreun e VMRO-DPMNE-së dhe ndryshe është edhe kumbar i ish kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski. Së fundmi, Veljanovski, e liroi nga paraburgimi biznesmenin e arratisur të VMRO-DPMNE-së Sead Koçan, i cili dyshohet për krim prej 17 milionë eurove.

