Gjykata Themelore Shkupi 1 do të jetë e stërngarkuar sot me seanca gjyqësore mjaft të rëndësishme.
Seanca e parë gjyqësore ka të bëjë me sulmin në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti, ku u sulmuan fizikisht deputetët e shumicës parlamentare dhe gazetarët. Seanca e mëparshme i shty për shkak të mungesës së njërit nga sulmuesit. Nga të gjithë të akuzuarit, ndaj dy prej tyre rëndon akuza e tentimvrasjes.
Seanca tjetër ka të bëjë me Magyar Telekom, që dyshohet për dhënie ryshfeti në Maqedoni. Kjo kompani tashmë është dënuar më SHBA dhe duhet të paguaj një shumë të madhe parashë si gjobë.
Seanca e tretë ka të bëjë me lëndën e PSP-së, Fortesa 2. Seanca e kaluar u shty për shkak të, siç u tha, gjendjes së keqe shëndetësore të të dyshuarit kryesor, Goran Grujoski, ish-shef, i drejtorisë së pestë të DSK-së. Kjo lëndë ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
Goran Grujovski, i cili është i akuzuari i parë në rastin e PSP-së “Fortesa 2”, ka ardhur në seancë.
Në Gjykatë kanë hyrë edhe prokurorët e PSP-së. Pas disa anulimeve, gjykimi pritet që të fillojë sot.
“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP.

