Ndodhitë politike në Maqedoni, janë provokuesi kryesor i gjuhës së urrejtjes gjatë prillit, thonë nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në raportin e tyre për muajin prill.
Komiteti i Helsinkit kumton se gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë, janë shfrytëzuar nga politikanët dhe personat publik, një pjesë e protestuesve të protestave “Për Maqedoni të përbashkët”, ndërkaq përderia liderët e partive politike po përpiqen që të formojnë shumicën parlamentare, në facebook vazhdon gjuha e urretjes dhe jotolerancës ndëretnike.
“Retorika e cila është e ndjekur me krizën politike, përbëhet nga thirrjet e shpeshta për dhunë ndaj jomendimtarëve të njëjtë politik dhe ndaj përfaqësuesve të komunitetit shqiptar. Janë të ashpra porositë për dhunë në bazë politike dhe etnike, të njëjtat shpërndahen në tubime dhe protesta. Në përpjekje për t’u manipuluar me opinionin publik, në mënyrë indirekte gjuhë të urrejtjes kanë përdorur edhe personat publik dhe politikanët, të cilët pamëdyshje kanë thirrur në dhunë gjatë kësaj periudhë”, thonë nga Komitetit i Helsinkit.

