Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, posaçërisht pasdite, kur do të ketë kushte për mot të lig lokal me breshër.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri 13 gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 27 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura do të lëvizë prej 13 deri 26 gradë.

