Deputeti Muhamed Zeqiri mbrëmë ka bë një postim në facebook ku nga tre funksionarë të lartë në MPB kërkon përgjegjësi për 27 prillin. Në mesin e tyre është edhe Besir Deharii BDI-së. Poashtu Zeqiri kërkon përgjegjësi edhe nga Goranço Savevski, i besuari i ministrit Agim Nuhiu në postin e udhëheqësit të shtabit operativ.
“Mitko Çavkov, Besir Dehari dhe Gorançe Savevski. Këta tre duhet të japin përgjegjësi penale për të enjten e përgjakshme!!! Komanda e artë ka qenë në duart e tyre dhe vetëm kanë bë sehir, deri sa deputetët e shumicës parlamentare ishin të ekspozuar ndaj linçimit publik nga ana e terroristëve të Gruevskit dhe Mijallkovit”, ka shkruar Zeqiri.
Zeqiri njoftoi se pas këtij postimi, ka marrë kërcënime dhe sharje nga militantë të Besir Deharit.


