Ish-ushtari i UÇK-së, Driton Iseni nga Kumanova ka bërë një postim pas lajmeve të ndryshme se kush do të shkojë ministër dhe kush kë po e konsulton në BDI.
Ja postimi i plotë:
Ne BDI po vlon kush me shkue ministër dhe në poste të tjera të qeverisë së re..!
-Me kend u konsulltua Aliu në Kumanovë, kur dihet se dega e Kumanovës nuk ka kryetar legjitim dhe dege legitime, dhe se ai personalisht ka pushuar degën e Kumanovës. Kemi kërkuar plot 5 vite rikonstruim të degës, unë personalisht si nder themeuesit e saj, anëtar kryesie degë prej viti 2005 dhe ish pjesëtar i UÇK-se, nuk kemi marë përgjigje. Në raste të tilla me kend është konsultuar kryetari, kë po pyet në Kumanovë? Kush është përgjegjës për degën e Kumanovës, kush po përgjigjet për këtë degë në Kumanovë. E kisha lut kryetarin te na tregoj edhe neve kush është personi me të cilin konsultohet, ta dimë edhe ne se edhe ne kemi disa pyetje, e ta dimë kujt me ju drejtue. Kumanova nuk asht mal pa ujk, ka edhe kjo njerëz që kanë guxim, force dhe dije me marr me drejtue këtë degë. MJAFT U TALLE ME KUMANOVEN DHE ish-pjestarët e 2001.

