Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka folur edhe keqkuptimet që kanë lindur me kryeministrin Edi Rama. Ai ka thënë se janë pajtuar se ka pasur një keqkuptim të vogël dhe se është shumë e rëndësishme për rajonin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të marrin datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e vendeve në BE. “Kishim bisedë telefonike me zotin Rama dhe u pajtuam se ka pasur një keqkuptim të vogël, të gjithë ne jemi pjesë e një shoqërie të njëjtë dhe unë jam president i të gjithë qytetarëve.…
Author: Hamdi Kumanova
Në faze të përfundimit është hetuar një ndërtim I objektit fetar në lagjen e bahçeve në Kumanovë, më saktësisht përballë kompleksit të ndërtesave “Maj Market”. Ky objekt ka filluar të ndërtohet para disa muajve dhe fillimisht mendoheshe se bëhet fjalë për shtëpi banimi apo ndonjë ndërtim I zakonshëm I paligjshëm. Mirëpo objekti tani më është në përfundim e sipër është fasaduar dhe sipas gjitha gjasave së shpejti do të lëshohet në përdorim. Nuk dihet se kush e ndërton këtë xhami. Qytetarët e shqetësuar nga kjo pjesë e qytetit kanë reaguar dhe kanë kërkuar nga autoritetet përgjegjëse që ta shembin këtë…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka folur edhe për raportet e tij me partinë ‘Alternativa’ me liderin e saj Afrim Gashi. Pendarovski e ka ritheksuar qëndrimin se me partinë ‘Alternativa’ kemi bashkëpunim korrekt. “Edhe me partitë e tjera shqiptare kam bashkëpunim konkret, kurse me liderët u takova që në fillimet e para të mandatit tim. Do të përpiqem që gjatë mandatit të realizojmë bashkëpunim konkret me të gjitha partitë politike dhe me koalicionin. Motoja jonë duhet të jetë: – Të gjithë së bashku të punojmë për një shoqëri më të…
Ambasadori i Holandës në Shkup, Willem Wouter Plomp, tha se sundimi i ligjit dhe në veçanti llogaridhënia janë çështje shumë të rëndësishme për shtetin të cilin e përfaqëson, kur është në pyetje procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA). Ambasadori Willem Wouter Plomp ishte pjesë e shëtitjes me biçikletë të organizuar në territorin e Komunës së Çairit, ku u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimin e Holandës në lidhje me procesin integrues në BE si dhe për mundësinë e ndarjes së pakos Maqedoni e Veriut-Shqipëri, respektivisht vendosjes për secilin shtet veçmas. Ambasadori…
Dje rreth orës 16:30 është sulmuar fizikisht një polic në rrugën “Boris Kidriç” gjatë kryerjes së detyrës ku merrte një automobil të parkuar në mënyrë të parregullt së bashku me ekipin e ndërmarrjes komunale për parking të qytetit. Polici është sulmuar fizikisht nga 29 vjeçari nga Shemshova me inicialet N.S. Pas sulmit fizik nda policit N.S është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, si dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë. Gjatë sulmit nëpunësi i policisë ka marrë lëndime trupor dhe është…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka reaguar pas aksionit të sotëm të policisë në Luboten të Shkupit, transmeton Almakos. “Policia finansiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten. Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundërefektshme edhe në rast se ka patur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht, nëse vërtetohet.”, shkruan Artan Grubi.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos në lidhje me kërkesën e Turqisë për kthimin e shtetasve të saj, ka thënë se procedura është në vijim e sipër. “Biseduam për këto çështje me partnerët tanë nga Turqia dhe e dimë se ata kanë kërkesa për 15 persona. Procedura është në vijim e sipër nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, sa jam i informuar. Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm se ne kemi marrë obligim si pjesë e integrimit tonë evropian të harmonizohemi me politikën e jashtme të përbashkët të sigurisë të BE-së dhe duhet…
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson që procesi i ratifikimit të protokollit hyrës për Maqedoninë e Veriut të mbarojë në dhjetor të këtij viti, dhe se në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Londër, vendi të bëhet anëtare e plotë, njofton Portalb.mk. Stoltenberg e dërgoi porosinë përpara takimit të ministrave të Mbrojtjes, i cili do të mbahet nesër dhe pasnesër në Bruksel dhe në të cilën do të marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Radmilla Shekerinska. “Të gjithë aleatët e kanë nënshkruar protokollin në shkurt dhe pastaj kanë filluar ratifikimet, të njëjtat po shkojnë shpejtë, thjeshtë,…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për Almakos ka folur për raportet me BDI-në. Sipas tij, raportet me BDI-në janë korrekte. “ Me liderin e BDI-s kemi bashkëpunim konkret dhe korrekt, kurse partia e BDI-së dha përkrahje për kandidaturën time. Në kuadër të takimeve të mija me partitë politike u takova me zotin Ahmeti dhe ramë dakord se të gjithë politikanët bashkërisht duhet të punojmë për realizimin e agjendës euroatlantike në shtet. Unë jam i hapur për bashkëpunim dhe konsultime me të gjitha partitë politike.”, deklaroi Pendarovski. Pendarovski nuk u përgjigj qartë në lidhje…
Me 24.06.2019 në ora 11.40 në SPB Shtip, nga Spitali Klinik në Shtip është lajmëruar se tek to me lëndime të rënda është dërguar D.N.(63) nga Kriva Pallanka, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, ai është lënduar derisa ka qenë duke kryer punë ndërtimore për një firmë private nga Shkupi në një objekt në rrugën “Leski” në Shtip. Pas ndihmës mjekësore personi është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shtip.
Me 24.06.2019 në ora 09.20 në bulevardin ‘Goce Dellcev’ në Shkup, O.I.(33) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën “Ersi” me targa nga Shkupi, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në rrugë, transmeton Almakos. O.I. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.
Presidenti i Maqedonisë Veriore, Stevo Pendarovski në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos ka folur edhe rreth emërimit të disa shqiptarëve në pozitat kyçe në aspektin e sigurisë në Maqedoni. Për Erolld Musliun, Pendarovski vlerëson se ai është zgjedhur si drejtor për shkak të profesionalizmit të tij. “Erolld Musliu është profesionist nga sektori i sigurisë me përvojë afatgjate. Këto ishin kriteret e emërimit të tij: arsimimi, përvoja dhe aftësia për të udhëhequr një sektor kaq senzitiv siç është ai i sigurisë, si dhe bashkëpunimi me institucionet në vend dhe jashtë shtetit.”, deklaroi për Almakos, Pendarovski. Ndërsa, në lidhje me mosmarrëveshjet…

